Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklartë shumë të rëndësishme për botën. Ai shpreson që shoqëria dhe ekonomia e SHBA do arrijë të bashkëjetojë më lirshëm me koronavirusin edhe ndërsa vijojnë përpjekjet për gjetjen e një vaksine.

Qeveria amerikane po punon për një vaksinë kundër koronavirusit të cilën presidenti Donald Trump thotë se mund t’ua ofrojë falas qytetarëve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë prezantoi të premten një projekt për mobilizimin e shkencëtarëve nga e gjithë bota, po aq ambicioz sa ai për realizimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Po punojmë me shumë vende, nuk ka egoizëm në këtë pikë. Operacioni Shpejtësia Kozmike do çlirojë resurse financiare të paprecedenta për të rritur në shpejtësi rekord testimet dhe prodhimin e vaksinave. Kemi nisur me mbi 100 mostra dhe kemi zbritur në 14,” u shpreh Trump.

Kreu i shtetit amerikan shpreson që miliona doza të jenë gati brenda vitit, por edhe në mungesë të saj, qytetarët dhe ekonomia duhet t’i rikthehen normalitetit dhe të bashkëjetojnë me koronavirusin.

Të premten, opozita demokrate në dhomën e ulët e Kongresit miratoi njëanshmërisht një projektligj për t’i siguruar 3 trilionë dollarë mbështetje financiare bizneseve dhe familjeve të goditura nga pandemia.

Që prej hyrjes në fuqi të masave të izolimit social në muajin mars, më shumë se 36 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë, dhe protestat për rihapjen e ekonomisë po bëhen të përditshme në të 50 shtetet e SHBA-së.