Nënkryetari i CDU-së Johann Wadephul është shprehur i zhgënjyer me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë edhe pse ai njihet si një mbrojtës i flaktë i të ardhmes Europiane të Shqipërisë. Ai ka lobuar fort në grupin e CDU-së që të votojnë pro Shqipërinë, por dhe me Holandën dhe vendet e tjera skeptike ndaj vendit tonë.

Me një status në Twitter, Whadephul është shprehur se ky veprim i qeverisë shqiptare, rrezikon seriozisht negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Image