Një mijë efektivë pritet të angazhohen në protestën e pasdites së sotme, ndërsa në gatishmëri të përforcuar do jenë komisariatet e kryeqytetit,reparti i Shqiponjave,  forcat RENEA por dhe Forca te Ndërhyrjes së Shpejtë.

Efektivët do vendosen përgjatë perimetrit të godinës së ish-teatrit, ndërsa këtë të hënë janë ushtruar kontrolle të automjeteve që vinin nga rrethet.

Përgatitjet kanë nisur dhe institucionet qeveritare, konkretisht pranë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë zhvendosur të gjithë automjetet e policisë, në rast se protestuesit do zhvendosen drejt kësaj godine.

Nën mbikëqyrje do të jenë dhe institucione të tjera qeveritare nga policia për çdo situatë të mundshme që mund të përshkallëzojë.