Është mbyllur protesta e artistëve në Sheshin Dëshmorët e Kombit, për kauzën e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar një ditë më parë. Organizatorët dhe qytetarët pjesmarrës në këtë tubim, kanë filluar të pastrojnë ambientin nga mbetjet e hedhura në bulevard.

Regjisori Robert Budina, ka njoftuar në përfundim të fjalës së tij se protesta do të rikthehet të mërkurën në orën 17:30.