Nga Dritan Laci

Jam shume i lodhur dhe i derrmuar fizikisht por edhe shpirterisht. Me nje kembe te copetuar qe nuk eshte  asgje para dhimbjes qe kam ne zemer.

Sot ne mengjes kisha vetem 30  minuta qe isha kthyer ne shtepi pas qendrimit prej disa oresh ne Teatrin  Kombetar. Kisha bere 8 km ne kembe vajtje ardhje per te qene prane  Teatrit.

Do kisha bere 42 vetem te kthehesha si maratonamak me  lajmin qe Teatri nuk u shemb. Por nuk ishte e thene te ishte keshtu. Ora  shenonte 4.00 kur nje mesazh ne what’s app ma fshiu gjumin. Dhe ashtu  kam vrapuar si kale i hazdisur ne amok ne agun e mengjesit edhe 4 km te  tjere per tu kthyer serish te Teatri.

Por nuk munda ta shoh serish. Hordhite barbare ishin sulur sapo kishin pare qe kishim levizur nga istikami.

Madje pa dale drita e diellit. Ne pabesi. Ashtu sic vepronin dikur  baballaret e tyre xhelate. Naten. Ne erresire.  Me arrestime. Me  zhdukje. Me pushkatime pa nam e pa nishan. Ishte sikur ta parandjeja. Ne  bisedat e mia gjate mbremjes e kisha theksuar disa here qe kishte  ardhur koha te perplaseshim. Por burrerisht balle per balle. Por ata  zgjodhen modelin e baballareve katile.  Tinezisht. Duke u fshehur si  skutha. Fillimisht vinin verdalle duke provokuar me gjoba. Me pas si e  pane qe njerezit u shtuan pas thirrjeve per grumbullim u shperndane si  hiena per tu grumbulluar me pas ne nje sulm frontal.

Madje qe te  benin te besueshem se lajmi per shembje ishte gjetiu dhe jo te Teatri ne  oren 23.00 stimuluan shembje ne nje zone vetem 500 m me tej aty ku  dikur ndodhej Kafe Flora prane 15 Kateshit.

Kush tjeter mund ti beje keto makinacione pervecse Sigurimit te Shtetit.

Po ne jemi me faj. Dhe kjo eshte e verteta. Sepse civilizimi yne si qytetar nuk mund te funksionoje si mendje perverse.

Ne nuk mundem ta mbanin zgjuar fanarin tone sepse ne nuk funksionojme si mendje talebanësh.

Na ndjeni. Shume nga ju madje sot sulmuat edhe opoziten. Ju mendoni se  demokraci eshte te sulmosh opoziten ne diten qe kemi autorin e nje  krimi.

Opozita ka te metat e saj. Jam kujdesur shume edhe per  natyren time kritike qe te jem I rezervuar ne qendrimet e mia ndaj  opozites.

Por mbreme Luli ju pengoi te vini te Teatri? Luli ishte  aty, bashke me Gaz Bardhin dhe shume deputete te tjere. Por ju qe rrini  zgjuar ne rrjetet sociale deri ne oret e para te mengjesit me kotesira e  keni marre lajmin per sulmin ndaj Teatrit qe ne oren 22.00. E pra une  nuk ju pashe gjekundi. Une mund te kem kritika ndaj Bashes perse ishte  ai dhe nuk ishin kryetaret e deget e PD-se ne Tirane. Por juve nuk ju  pengoi Luli te vini. Jo, ju nuk donit te vinit. Luli ishte aty deri ne  2.30. Ju nuk ishit. Ndaj turpin mbajeni per vete. Nese mendoni qe  historia do ju fale sepse u fshehet poshte Lulit e keni kot. Ju nuk keni  lidhje ne historine. Historia ju thirri dhe ju u rreshtuat ca me gjumin  dhe ca me llumin. Kjo eshte e verteta e kesaj dite. Dhe pyetja qe do ju  vrase gjithmone sa here tju shoh ne sy do te jete; Po ti ku ishe kur u  shemb Teatri?