Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmès, u prit me një protestë të heshtur nga stafi mjekësor në një spital në Bruksel.

Mjekët dhe infermierët në spitalin Saint-Pierre kthyen shpinën kur Wilmès mbërriti me makinë. Ata kërkojnë njohjen e përpjekjeve të tyre gjatë pandemisë dhe kundër një dekreti për të rekrutuar staf të pakualifikuar për të kryer aktivitete infermierie, sipas mediave lokale.