Pas dy muajsh janë hapur më në fund lokalet dhe restorantet. Ata do të lejohen të shërbejnë vetëm në ambjente të hapura në rregulla strikte që lidhen me distancimin e tavolinave nga njëra-tjetra, ndërsa personeli do të jenë me maska dhe doreza.

Një karrige me një karrige tjetër kurriz më kurriz duhet të kenë një distancë minimumi 1 metër.

Pavarësisht se ka qenë një periudhë izolimi, ndaj lokaleve që janë hapur ilegalisht nuk kanë munguar gjobat nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor.