Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë dhe kryeministri Rama kanë zhvilluar sot një takim që ka zgjatur rreth një ore, në selinë e qeverisë.

Ambasada e SHBA-së ka bërë publike edhe temat e bisedës mes Yuri Kim dhe Ramës.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA, në Facebook:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha së shpejti.