Në 24 orët e fundit, në vendin tonë është konfirmuar një rast me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 949.

“Të shëruar janë 15 qytetarë.

Në Spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive. 

Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. 

Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër,” deklaroi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-68
Krujë-35
Durrës-31
Shkodër-14
Kamëz-10
Berat-10
Fier-4
Elbasan-2
Mirditë-1
Korçë-1