Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka ekzekutuar 15 urdhra arresti në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.

Personat e vënë në pranga nën dyshimin se me dokumente të falsifikuara kanë trafikuar njerëz drejt SHBA.

SPAK ka kërkuar arrest me burg për shtetasit: Mark Gjinaj (Gjini) , Juxhin Tirana ,Ilir Ferhati, Elvis alias Fatmir Qema , Klajdi Llika, Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Gezim Gjona, Eduart Haxhiu, Altin Memaj,  Blerim Coka, Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popega), Admir Spahia, Azem Tanushi, Xhelil Dautaj.

Gjithashtu janë dhe 9 persona të tjerë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.