Një punonjës ndërtimi mësohet se ka rënë nga skela e një pallati në ndërtim, pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit.

I riu po punonte në katin e katërt kur ka rënë nga lartësia.

Kanë qenë banorët ata të cilët kanë dëgjuar ulërimat dhe i kanë shkuar menjëherë në ndihmë.

Nuk dihet ende nëse personi i aksidentuar ka ndërruar jetë apo është i plagosur rëndë.