Gjykata e Rrethit të Shkodrës, ka hequr masat e sigurimit ‘arrest në burg’ për disa prej te hetuarve te Grupit Bajri.

Është hequr masa arrest në burg për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë.

Ndërkohë lirohen nga ambientet e paraburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni.

Janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore’.