Një studente mjekësie ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të fituar para nga rrjeteve sociale. Ajo tregon se si ka grumbulluar më shumë se 70 mijë dollarë në vit, falë shitjes online të fotove të ndryshme të këmbëve të saj.

28-vjeçarja thotë se për të realizuar foto të bukura dhe tërheqëse për “klientët e saj”, i duhet të punojë disa orë në ditë dhe më kryesorja, që estetikisht këmbët të jenë të kuruara. Pasi grumbulloi mbi 106 mijë fansa në Instagram, ajo tregon se merr 50-100 kërkesa në në ditë nga klientë të cilët i duan foto të këmbëve me kërkesa të ndryshme, si për shembull duke i futur në ujë, duke shkelur mbi petale apo edhe kërkesa më të çuditshme.

Njerëzit pëlqejnë që tu dërgoj fotot të këmbëve duke shtypur gjëra, si fruta, ose ëmbëlsira. Më kanë kërkuar madje dhe të shtyp milingona, por nuk e kam bërë”.