E premte, 3 Dhjetor, 2021

Tiranë/ Transporti urban gati për të rinisur punën, ja rregullat e reja

Duhet të lexoni

GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Mjetet e transportit urban në Tiranë, të parkuara prej 2 muajsh, janë gati për të rinisur punën.

“Ky është modeli që operatorët e transportit urban propozojnë duke ju përmbajtur masave ndaj Covid -19. Po ende nuk ka zyrtarisht një protokoll sigurie dhe një datë se kur do të rihapet ky shërbim”.

Distancimi social detyron uljen e numrit të pasagjerëve.

“Me masat e Covid-it mund të futen vetëm 24 pasagjerë. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave”, thotë Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.

Po sipas tij vetëm bileta elektronike do të shmangte kontaktin e fatorinos me udhëtarët. Të ardhurat e operatorëve të transportit publik janë nga biletat dhe abonetë mujore, ndaj ulja e kapacitetit të udhëtarëve do të përkthehej në humbje për ta.

“Pezullimi i transportit publik ka sjell për operatorët një dëm mujor prej 3 milionë eurosh. Rinisja kërkon ndihmë financiare nga qeveria dhe Bashkia”.

Në Shqipëri transporti urban vijon të konsiderohet një shërbim me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid, por Kosova edhe pse me një numër më të lartë të të infektuarve, i ka hapur linjat qytetase prej ditës së hënë. Në autobus nuk lejohet të futen më shumë se 20 persona dhe pa pasur maska e doreza./Burimi: Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Më shumë artikuj të ngjajshëm