Rusia vijon të shënojë bilance negative për sa i përket viktimave dhe numrit të të infektuarve nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 127 viktima dhe 8,849 të infektuar më shumë.
Numri total it ë vdekurve është 3,099 ndërsa numri it ë infektuarve është 317,554.
Rusia është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve sipas universitetit John Hopkins.
Ndërsa në ShBA, numri i viktimave ka prekur 93,439. Në 50 shtete janë të paktën 1,551,853 të infektuar.
Neë Yorku është shteti më i prekur nga pandemia. Ndërsa Brazili sërish ka shënuar një shifër të lartë të numrit të viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 888 viktima ku në total numërohen 18,859.