E shtunë, 19 Shtator, 2020

Corriere della Sera: Pse Shqipëria dhe Greqia shënuan më pak viktima nga Covid-19?

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

‘Corriere della Sera’, në një anlaizë të saj jep arsyet se pse në disa prej vendeve më të varfëra në Europë, ku permendet edhe shqiperia pandemia pati një impakt më të lehtë.

Shqiperia renditet e dyta ne kontinent per numrin me te ulet te viktimave per 1 milione banore, si dhe e para per masat shtrenguese gjate pandemise.

Pas tre muajsh emergjence si pasojë e pandemisë së Kovid 19, të dhënat e grumbulluara lejojnë krijimin e një historiku, ose të paktën të pjesë së parë të tij.

Nga këto të dhëna del se në Europë kanë fituar vendet që zakonisht konsiderohen më të dobët.

Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe Sllovakia, kanë shënuar në raport me popullsinë, shumë pak dhe në disa raste një të dhjetën e viktimave në krahasim me vende të pasura të Europës si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kanë shënuar shumë më pak raste me Kovid 19, duke ia dalë të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe ta thyejnë më përpara, transmeton abcnews.al.

Fat? Ndoshta është dhe kjo. Ndoshta më pak persona mbartës të virusit janë transferuar në atë rajon qendër lindor të Europës në javët vendimtare të janarit dhe shkurtit.

Por disa tregues të pranishëm në të dhënat bëjnë të mendosh se ka dhe dicka tjetër: këto vende u treguan më modestë, sepse ishin më të vetëdijshëm të brishtësisë së sistemeve të tyre shëndetësore. Për këtë arsye nuk i morën me lehtësi sinjalet që vinin nga Italia dhe Soanja dhe vendosën të aplikojnë më parë dhe më me ashpërsi, regjimin për mbylljen totale. E dinin se nuk mund t’i lejonin vetes të ndërmerrnin rreziqe

Një fotografi e situatës së 15 marsit të kaluar lejon të kuptohet se si rruga e dy pjesëve të europës – më e pasura në perëndim – më pak e pasura në Lindje – ndryshon dhe më shumë gjatë kësaj situate pandemie. Atë ditë Italia numëronte 1809 viktima nga koronavirus dhe 24 mijë raste infektimi. Spanja kishte 294 viktima dhe 7988 raste, por pjesa tjetër e Europës mund të mendonte se ishte jashtë rrezikut. Franca, në atë kohë vendi i tretë më i prekur, kishte 127 viktima dhe 5423 të infektuar të regjistruar. Shumë, në pjesë tjetër të Europës perëndimore dyshonin në mënyrë të heshtur se epiddemia në jug të Europës ishte rezultat i keq organizimit të vendeve të përfshira.

Universiteti i Oksford projektoi një njësi matëse nga 1 deri në 100 për sa i përket mbylljes graduale deri tek ajo totale e vendeve gjatë pandemisë. Në mes të muajit mars, grupi i vendeve modeste kishte nisur të lëviztepër të frenuar përhapjen e virusit:

Vendi ynë renditet i pari në këtë shkallë për sa i përket mbylljes

Shqipëria 84

Sllovakia  71

Rumania 67

Polonia  60

Hungaria 59

Greqia 57

Ndërsa vendet më të pasura dukeshin më të shkujdesur:

Gjermania 37

Franca 50

Belgjika 53

Britania e Madhe 11

Zvicra 46

Suedia 10

Një kufizim i lëvizjes dhe mbyllja e kufijve do të realizoheshin  të gjithë europën perëndimore vetëm në muajin mars, dhjetë ditë më pas, kur tashmë ishte e qartë se epidemia nuk ishte vetëm një problem i Italisë apo i Spanjës. Ishin dhjetë dite fatale, që mund t’i kenë kushtuar jetën dhjetëra mijëra njerëzve.

Dy muaj e gjysëm më vonë janë të qarta shenjat se nënvlerësimi i vendeve më të forta të Europës ka shkaktuar një kosto shumë të lartë. Dhe se modestia e vendeve të varfëra të Europës dha rezultatet e saj. I ka bërë më largpamës dhe më pak të brishtë. Sipas të dhënave të Uorld meter,

Shqipëria shënon 11 viktima për 1 milion banorë

Britania e Madhe  536 viktima për 1 milion banorë

Greqia 16 viktima për 1 milion banorë

Belgjika 795 viktima për 1 milion banorë

Sllovakia 5 viktima për 1 milion banorë

Franca 432 viktima për 1 milin banorë

Zvicra 220  viktima për 1 milion banorë

Rumania 60 viktima për 1 milion banorë

Gjermania 99 viktima për 1 milion banorë

Polonia 60 viktima për 1 milion banorë

Një pandemi dramatike sigurisht që nuk është konteksti i përshtatshëm për parabola të përgjithshme mbi vlerat e modestisë dhe të kujdesit por dhe të rreziqeve kur ka më shumë besim sec duhet tek ata që drejtojnë vendin. Por vetëdijësimi i brishtësisë përkatëse duket se i kanë bërë vendeve si Shqipëria dhe Greqia, një nder të madh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm