Është rrëzuar ditën e djeshme një avion me 107 pasagjerë në Pakistan, teksa po afrohej për në aeroportin Karaçi. Ndërkohë që mes tymit ka dalë një punonjës i ndihmës së urgjencës me një foshnjë në krahë. Foshnja u gjend e gjallë nën rrënoja.

Pamjet tregojnë një skenë apokaliptike me zjarr, shtëpi të shembura dhe mbeturina të shpërndara nëpër rrugë. Ambulancat që ecnin me shpejtësi nëpër turmat e njerëzve.

Kryetari i Bashkisë së Karaçit tha se 107 pasagjerët e fluturimit PK8303 kanë humbur jetën pas përplasjes por disa familjarë pretendojnë se kanë komunikuar me të afërmit e tyre dhe ata janë gjallë.

“Gjëja e fundit që kemi dëgjuar nga piloti është se kishte disa probleme teknike”, është shprehur zëdhënësi i PIA, Abdullah H.Khan.

Shkaku i vërtetë që ka çuar në përplasjen e avionit nuk është bërë ende i ditur.