E shtunë, 11 Korrik, 2020

MSH: Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid, 25 të infektuar në 24 orë

Duhet të lexoni

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar së fundmi se në 24 orët e fundit janë testuar 173 qytetarë të dyshuar dhe kanë rezultuar pozitivë 25 persona. 24 të prekur janë në Tiranë dhe 1 në Durrës. Ndërkohë, ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv, duke e çuar në 33 numrin e viktimave.

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Vatër e re – Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Raste aktive – Aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Në spital – Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Testimet – Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029.

COVID-19 – Statistika (26 Maj 2020)

Testime totale                         14832

Testime molekulare                 13506

Testime serologjike                   1326

Raste pozitive                            1029

Raste të shëruara                        803

Raste Aktive                                193

Humbje jete                                  33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            80

Durrës           54

Krujë             24

Shkodër        12

Berat             10

Kamëz            9

Fier                 2

Mirditë           1

Korçë             1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar...

Shëngjin/ Mbytet 34- vjeçari nga Kosova, i mori jetën një gropë në det

Është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (10 korrik), trupi i...

Petro Koçi shpalos platformën organizative: Po rindërtohet një Kombinat modern

Kryetari i Partisë Socialiste për Njësinë nr.6, Petro Koçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook platformën me të cilën do të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm