E premte, 3 Dhjetor, 2021

U martua me një vajzë 50 vjet më të re dhe tërhoqi nga 1 mln euro nga Bashkësia Islame, dorëhiqet kryemyftiu në Maqedoni

Duhet të lexoni

GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Jep dorëheqjen nga posti i Kryemyftiut te Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut Sylejman Rexhepi. Ai thekson se gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të BFI ka punuar në ngritjen e arsimit të brezave të rinj dhe se për gjithë punën i përgjegjshëm ndihet para Zotit dhe ligjeve.

Disa veprime të fundit të Rexhepit kishin shkaktuar reagime të shumta në opinion, mes tyre dhe martesa e tij me një grua 50 vite më të re se ai në moshë. Kurorëzimi i tyre u bë një ditë para festës së Fiter Bajramit dhe sipas mediave maqedonase kjo është martesa e dytë për të. Katër vite më parë gruaja e Sylejmanit ka ndërruar jetë. Disa media maqedonase përfshirë edhe ‘Neës33’ shkruajten se kryemyftiu në datën 9 maj kishte tërhequr më shumë se 1 milion euro cash nga Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, përmes ‘Shparkase Bank’. Ai nuk kishte dhënë asnjë arsyetim ku do shkonin këto para dhe pse ishin tërhequr.

Në letren e tij Rexhepi shkruan:  Kohëve të fundit në opinion qarkulluan një sërë dezinformatash dhe u zhvillua një fushatë të cilën unë e vlerësoj jocivilizuese që kishin të bëjnë më personalitetin tim e qe hodhën hije mbi aktivitetin dhe angazhimin tim në krye të BFI në RMV. Si prijës fetar dhe njeri, jam thellësisht i prekur nga kjo fushatë denigruese por ne asnjë çast nuk e kam
kontestuar të drejtën e askujt të shpreh mendimin dhe opinionin e vetë duke u mbështetur në faktin se Gjykatësi i vetëm dhe përfundimtar i veprave dhe veprimeve të çdo njeriu është dhe do të mbetet vetëm Allahu Fuqiplotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Më shumë artikuj të ngjajshëm