E martë, 7 Korrik, 2020

“Më vuri thikën në grykë”, gruaja rrëfen live historinë tronditëse të dhunës së bashkëshortit

Duhet të lexoni

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e...

TRONDITËSE/ Vajza 15 muajshe kthehet e masakruar nga çerdhja, 25 kafshime në trup

Një vajzë 15 muajshe ka përjetuar një dhunë të pashpjegueshme në çerdhe, dhe është kthyer në shtëpi me 25...

Zbulohet se e dashura nxori në pritë Hekuran Billën, ja kush është 26-vjeçarja

Ende nuk është zbardhur atentati ndaj Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit, por disa detaje të reja...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ditën e sotme është publikuar historia e vështirë dhe tepër të dhimbshme e një nënë me tre fëmijë. Ajo nuk pranoi të tregojë identitetin e saj dhe në studio rrëfeu dhunën e vazhdueshme nga ana e bashkëshortit.

33 vjet martesë kanë qenë tëpër të vështira për të. Martesa u bë me mblesëri dhe në fillim gjithçka po shkonte mirë në marrëdhënien mes tyre.

Mirela Milori: Sa vjet martesë ke patur? Gruaja: 33 vjet, në mos gaboj, që në ’86. Mirela Milori: Ishte një martesë me mblesëri apo me dashuri?

Gruaja: Me mblesëri! Ishte djalë i mirë, familja ishte e shkëlqyer. U pëlqyem nga të dy palët. Pinte pak, pastaj rrugës, e vazhdoi më shumë. Jo se nuk kam patur dhe gëzime, kam patur. Ai ishte i ikur, punonte në Shqipëri, por jo në vendin e tij. Pastaj u hapën rrugët dhe shkoi në Greqi, punonte, lekët m’i dorëzonte, pastaj kur pinte që e tejkalonte kishte dhe dhunë.

Por për hir të fëmijëve dhe për hir që e desha, vitet iknin, kaluan 30 e ca vjet dhuna shtoheshe dhe pastaj në 2012, ai e tejkaloi jashtë mase, atëherë ai u bë fare. Filloi dhunë përditë, 3 herë në ditë. Kur ikte në mëngjes ikte mirë, kur vinte në drekë si do vijë, çfarë do bëjë, çfarë do thotë? Dëgjonin komshinjtë, fëmijët që stresoheshin, obobo. Hallin tim dhe hallin e tyre, ishim dhe të pastrehë kemi bredhur shumë, 6-7 shtëpi me qira.

Fillimisht kemi jetuar në një dhomë. Atje kemi ndenjur gati 15 vjet, gjoja doli pronari i tokës, i godinës, na nxorrën përjashta. Kemi ndenjur një muaj, fëmijët i kisha të vegjël, shiu binte, ka qenë Shatator. Djalin e kisha të vogël, më përqafonte dhe më thoshte djali: Mami do na vrasë rrufeja, binte shiu me gjyma, rrinim me plasmas.
Më tej, gruaja tregon që më pas këmbënguljes së vazhdueshme arriti të siguronte nga Bashkia strehim.
Gruaja: Na dhanë dy dhoma, ato dhoma filluam t’i ndërtonim dhe që këtu filloi bombardimi pastaj.

Mirela Milori: Në ç’kuptim? Gruaja: Në kuptimin e dhunës! Mirela Milori: Ai u bë i dhunshëm? Gruaja: Shumë, jashtë mase! Mirela Milori: Pse si e shpjegon?

Gruaja: Nuk e di! E shpjegoj që ai pinte jashtë mase, vinte në shtëpi, sa mori dhe thikën ma vuri në grykë dhe thashë edhe këtë e bëre. Ditën tjetër e preu majën e thikës që mos e përsëriste më. Nuk rrinim dot në shtëpi, mbante kaçavida, mbante thika me vete në xhep, kur flinte dhe kur qetësoheshe futesha në rroba. Zgjati, vazhdonte përditë, në drekë dhe në darkë. U bë si ushqim i përditshëm. Pastaj filloi dhunonte dhe fëmijët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit...

LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një tjetër mjek si pasojë e Covid-19

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një tjetër mjek në vend. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta këtë...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Ishte fat...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Më shumë artikuj të ngjajshëm