E martë, 7 Korrik, 2020

Si të dalloni që një pedofil po tenton të sulmojë fëmijën tuaj!

Duhet të lexoni

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit...

Nga koha përtej kohës, botohet libri më i ri i Elisabet Mato Skëndo

Elisabeta Mato Skëndo ose sic njihet ndryshe “Zonja Beti", ka  studiuar dhe punuar ne fushën e shpjegimit te endrrave...

Mike Tyson rikthehet në ring, publikohet video ku legjenda e boksit stërvitet

Legjenda e boksit, Mike Tyson është gati për tu rikthyer në ring. 53-vjeçari postoi një video ku ai është...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Pedofilët nuk kanë shenja fizike specifike, as një profesion apo karakter specifik. Ata mund t’u përkasin të dyja sekseve, mund të jenë të çdo race dhe të çdo besimi fetar, homoseksualë ose heteroseksualë. Pjesa më e madhe e pedofilëve janë burra, megjithëse ka dhe raste kur gratë kanë abuzuar me fëmijë. Ata abuzojnë ndaj vajzave dhe djemve dhe përpiqen gjatë gjithë kohës të fitojnë besimin e fëmijës duke i marrë për shëtitje, duke u dhënë lekë, duke i joshur me lodra apo ëmbëlsira. Përgjithësisht tentojnë të afrohen me fëmijë që kanë probleme, kanë vetëm një prind ose jetojnë me prindër që nuk kanë mundësinë që t’i monitorojnë gjatë gjithë kohës. Mënyra që përdorin për të bërë që fëmijët të mos flasin, është t’i kërkojnë që incidenti “të mbetet sekret”. Pjesa më e madhe e pedofilëve në të kaluarën kanë pasur një histori abuzimi fizik ose seksual.

Si të mbrojmë fëmijët?

1- Pedofilët shpesh u kërkojnë fëmijëve që të mbajnë sekrete ndaj prindërve dhe fëmija juaj duhet ta kuptojë se nëse dikush i ka kërkuar këtë gjë, e ka bërë jo për ta nxjerrë fëmijën nga telashet, por sepse po bën diçka të gabuar. Tregojini fëmijës se bashkë mund të flisni për gjithçka dhe nuk duhet të ketë sekrete.

2- Mësojeni fëmijën se çfarë është një prekje e papërshtatshme. Është një metodë që prindërit e përdorin dhe quhet “prekja e mirë, prekja e keqe dhe prekja sekrete”. Prekjet e mira janë ato të pranueshmet. Prekjet e këqija janë të qëlluarit, ndërsa prekjet sekrete janë ato që u thuhen që duhet t’i mbajnë sekret. Me anë të kësaj metode ata mund të mësojnë se cilat prekje janë të përshtatshme dhe cilat jo, Po ashtu flitini fëmijës për zonat private që ata nuk duhet të prekin dhe nuk duhet të lejojnë dikë që t’i prekë.

3- Mos harroni që fëmijët rreth moshës 12 vjeç duhet të kenë edukatë seksuale. Sigurohuni që fëmija juaj ta di kuptimin e gjërave, përpara se t’i mësojë gabim nga burime të tjera. Kjo mund të parandalojë ngacmimin seksual, mund ta bëjë fëmijën më të vetëdijshëm.

4- Mësoni fëmijën se si të jetë i sigurt në internet. Përpiquni të kontrolloni bisedat e tij dhe komunikimin në internet. Duhet të bëni biseda të vazhdueshme me të për komunikimin online dhe t’ja bëni të qartë se për të qenë të mbrojtur, nuk duhet të ketë sekrete. Ajo që duhet pasur më kujdes në këto raste janë shkëmbimet e materialeve, sidomos të fotografive dhe takimet. Sigurohuni që fëmija të jetë i mbështetur emocionalisht dhe i hapur për të folur me ju.

5 – Mbikqyrni aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës. Duke qenë të përfshirë sa më shumë në jetën e fëmijëve, aq më të mbrojtur do të jenë fëmijët tuaj nga ngacmuesit seksualë. Ata mund të jenë të afërt me ju dhe familjen, por nëse e shohin se sa të pranishëm jeni në jetën e fëmijës, me shumë mundësi do të tërhiqen.

6- Mos e lini fëmijët me të rritur të cilët nuk i njihni shumë mirë, qofshin këta dhe të afërm.

7- Mësojeni vajzën/djalin që të mos ulet në prehrin e askujt. Shpesh pedofilët përfitojnë nga ky kontakt i afërt fizik.

8- Mos harroni që gjëja më e mirë që duhet të bëni në këto raste është që t’i kushtoni vëmendje fëmijës, të qartësoheni për nevojat dhe dëshirat e tyre, të flisni me ta dhe të bëheni pjesë e shqetësimeve dhe dëshirave të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit...

LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një tjetër mjek si pasojë e Covid-19

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një tjetër mjek në vend. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta këtë...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Ishte fat...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Më shumë artikuj të ngjajshëm