E martë, 7 Korrik, 2020

Ja pse duhet votuar Arben Shehu për kreun e KLSH-së…

Duhet të lexoni

Tradhëtia e ka emrin Burrë!?

Shkruan: Refiqe R. Hamiti Heronjtë që vdesin pa humbur mbesin heronj përjetë. Edhe ata që vdesin duke luftuar për liri...

Veq për Zot Shtëpie ka nevojë ky vend!?

Shkruan: Refiqe R. Hamiti Na "tranojë " kjo Gjykata Speciale . Aty ish ndryshe, asgjë të përbashkët kjo Gjykatë , nuk...

Unë jam UÇK. Lufta ime është e pastër

Shkruan: Refiqe R. Hamiti Vjosa e ka rrugën e art! Albini e ka rrugën me gjemba por të sigurt! Tap zgjedhjet e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Fejzo Subashi

Në tavolinën e Z. Ruçi, pas disa kandidaturave  të cilat u rrëzuan nga kjo mazhoranc , Presidenti ka vendosur kandidaturën e Arben Shehu  për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë me votim e kësaj kandidature tregoj se kësaj radha mazhoranca, do të ketë tjetër qasje.

Natyrisht, edhe kjo kandidaturë e dekretua nga Z. Meta, përveçse është një gjetje dhe zgjidhje e arrirë nga çdo këndvështrim përjashto atë politik, më shumë se sa një gjetje apo zgjidhje për këtë institucion, është një provë dhe argument i “luftës” së tej zgjatur, midis mazhorancës dhe Presidentit.

Kjo figurë, duket sikur ka krijuar qetësi e heshtje të plotë të mazhorancës, si asnjëherë ndaj figurave të tjera, për poste të ndryshme të dekretuara nga Presidenti  Meta  gjatë mandatin e tij. E vërteta, është se nuk është  kjo figurë e dekretuar nga Presidenti për postin e KLSh-së  që thyen akullin, një urë bashkimi,  apo shuarje e “armiqësisë” midis maxhorancës dhe institucionit të Presidentit, por është tregues  që e vërteta do i nxjerri vonë këmbët. Kësaj radhe, Z. Meta  kërkon dhe shpreson në një “fitore”, duke e bazuar  vërtet në vlerat, kontributin dhe risitë e Z. Arbën Shehut, duke i djegur të gjitha kartat e mundshme që mazharonca ta rrëzoj. . Me siguri, Z. Meta është futur në  këto momente në këtë betejë, ku më shumë është i garantuar, se ka më të sigurt  “fitoren” sesa “humbjen”.  Votimi i këtij dekreti, vërteton në aparenc  të drejtën e “luftës”, në lidhje më dekretimin e kandidaturave. Dekretimi i kësaj kandidature, tregon se kur një President në ushtrimin e funksionit të tij  është serioz, institucional dhe mendon realisht për atë që nënshkruan dhe duhet nënshkruar, dekreti nuk gjen kundërshtim, pavarësisht “pëlqimit” të maxhorancës… E njëjta gjë duhet të jetë edhe për shumicën Parlamentare, e cila duhet të vendosi interesat e vendit mbi të gjitha nga roli i institucioneve,  jo ato të benefiteve si mazhoranc.

Duhet   ti themi fund një herë e mirë sloganit dhe praktikës së deri më sot:  Duhet miratuar, jo se e ka caktuar Presidenti dhe ai është “yni”, por se vërtetë duhet miratuar. Sikurse, s’duhet “rrëzuar”, sepse e ka dekretuar Meta, që realisht nuk është “yni” . Votimi i këtij dekreti, duhet të gjejë edhe miratimin edhe mbështetjen e opozitës.

Këtë dekretim para se ta quajmë fitore të njërit apo tjetrit, duhet ta quajmë vlerësim dhe mirënjohje për Presidentin  Meta, për  politikën institucionale, për vetë mazhorancën, për PS-në. Kjo figurë është një tregues, se kur duan politika dhe politikanët, dinë të bëjnë gjetje dhe zgjidhje, duke mos lënë të themi, si herët e tjera: -“Po, kaq budallenj qënkan!”… Z. Arben Shehu, para se të jetë një figurë e pëlqyer nga PS-ja, apo politika, edhe pse e pëlqyer nga Z. Meta, pik së pari është një figurë e dashur, e respektuar, që vlerësohet në qarqet akademike, intelektuale dhe ato mësimdhënie.  Performanca, statura por dhe veprimtaria si intelektual, akademik, janë një faktor që e detyron manxhorancën të mendohet mirë para se të marrë një vendim…

Me  siguri PS-ja dhe grupi i saj parlamentar, nuk mund  të jenë në një mëndje, si edhe herët e tjera, por votimi i Z. Arben Shehut nuk është thjeshtë një vlerësim për individin, apo një mbyllje sysh e votim se s’duhet të vazhdojmë të jemi problematik si manxhoranc për bllokimin e institucioneve të pavarura. Ky votim, nuk është as objekt i hapjes së plagëve të reja, apo i mbylljeve të tyre në luftën, përtej asaj politike,  midis Z. Meta dhe Rama, nuk është as votim kortezie për një përfaqësues të partisë dhe të maxhorancës. Votimi i tij, tashmë është një vlerësim për punën, i vlerave, i kontributeve, i staturës dhe performancës së tij. Kandidatura e tij, duhet vlerësuar dhe për progresin apo risitë që sjell për PS-në, për institucionin e Presidentit.  Është një vlerësim i munguar, i harruar, i shpërfillur deri më tani, për intelektualët, akademikët, njerëzit që vërtet kanë potenciale dhe aftësi ti japin atë që i duhet vendit, por jo ti marrin edhe atë që i ka mbetur si deri më sot.

Votimi i Arben Shehut, më shumë se sa personal, është i rëndësishëm dhe një  vlerësim  për gjithë armatën e intelektualëve, është një shpresë që ata të mos mendojnë të ikin nga vendi se janë të pa përfillshim …Statura e Arben Shehut,  kompletimi i tij si intelektual, si akademik, si njeri i letrave, pse jo dhe i mediave, si veprimtar i drejtpërdrejtë në botën akademike, duke mos qenë as edhe një herë pjesë aktive e qeverisjes, apo politikës, nuk besoj se lë hapësirë për dilema tek manxhoranca, për të vënë në mëdyshje votimin e dekretit.  Integriteti i gjithanshëm, pastërtia e figurës, devotshmëria që e karakterizon, nuk lënë hapësira dhe mundësira për dualitet mendimi jo vetëm tek maxhoranca,  por as në individë të veçantë…

Personalisht, nuk kundërshtoj apo vë në mëdyshje të drejtën legjitime, morale dhe forcën e kartonit të manxhorancës, për ta votuar këtë kandidaturë.

Votimi i tij, është pa dyshim një tregues, risi pozitive për politikën dhe manxhorancën në veçanti, sidomos kur kërkojmë të mirë plotësojmë kushtet dhe kriteret për integrimin në BE, kur prioritet nuk janë militantët partiakë, por intelektualët e teknicienët, njerëzit me vlera dhe me kontribute në fushën profesionale.

Pa dyshim, që kandidatura e zotit Arben Shehu, nuk është e vetmja apo më e arrira, por mendoj se është e duhura, pa nënvleftësuar të tjerat. Megjithatë, do ishte në nderin e kësaj maxhorance dhe të këtyre parlamentarëve, që të tregonin seriozitet, vlerësim, e përkushtim ndaj mandatit që mbajnë si ligjvënës të këtij vendi. Ata, duhet ta votojnë këtë dekret, pavarësisht qejf mbetjeve e projekteve në sirtar, apo premtimeve partiake, duke i dhënë fund mundësive për kriza politike e bllokime institucionale…

Nëse Z. Arben Shehu, do të ulet në karrigen e kreut të KLSH-së, është dhe një garanci dhe siguri për punën dhe produktin e deritanishëm  të realizuar nga Z. Bujar Leskaj, i cili i dha këtij institucioni tjetër dimension, tjetër përformancë, tjetër ngjyrë. Duke e shkundur njëherë e mirë nga e shkuara.

Përfundimisht, pavarësisht rezultatit apo fituesit, “triumfit” në luftën midis Mazhorancës dhe Presidentit në Shqipëri, votimi i Arben Shehut për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është gjetja dhe zgjidhja më e mirë, është  risi në politikën Shqiptare.

Më pas, le t’ia lëmë Benit në dorë… Nëse, vërtetë e meriton…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit...

LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një tjetër mjek si pasojë e Covid-19

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një tjetër mjek në vend. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta këtë...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Ishte fat...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Më shumë artikuj të ngjajshëm