Veq për Zot Shtëpie ka nevojë ky vend!?

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

Na “tranojë ” kjo Gjykata Speciale .

Aty ish ndryshe, asgjë të përbashkët kjo Gjykatë , nuk ka me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës sepse veç me një lëvizje vetulle ishin “kurtalis “,punët edhe hin e dil veç prej asaj dere.

Shqiptarët e Kosovës janë gjaknxehtë në vlerësimin e Gjykatës së Hagës , prandaj jemi kaq të ndjeshëm, kaq të prekshëm, jemi pastaj krenar , se digjemi , e digjemi për Kosovën.

Prej se fillojë ” epoka” ,e 1997/98/99 historitë i kishim të lidhura veç me luftën, jeta na ka shkue me luftë, çdo gjë e ndjejmë si luftë, si fundin e botës, neve kur e kujtojmë luftën na therr shpirti, e na lëkunden themelet e ekzistencës.

Për ta respektuar luftën tonë, Isa Mustafa kishte me qenë mirë me formu një Komision për pritjen dhe përcjelljen e luftëtarve të Kosovës, në Gjykatat e Hagës. Ia dinë renin.

Lufta jonë i ka disa specifika, kryesorja është që anëtarët e Komisionit që kishte, me i emrue Isa, si mikpritës , të na i pyesin heronjët e gjallë të luftës së fundit në Kosovë për s’dytsh “Si jeni” , “A jeni mirë krejt ? A jeni shnosh e rahat të gjithë ? Si kaluat rrugës? A jeni lodh? Punët si po ju shkojnë?
A e batë Kosovën taraluzhd?
Etj,etj.

Pastaj këta që ishin larg vijave të frontit ,si me kërrname kanë me fol javash-javash dhe kanë me atakue në përgjigjjen ” mirë shyqyr”, ndërsa “përgjigjegjësit” duhet të qëndrojnë në këmbë .
Se kur ulemi ne, ulet edhe respekti. A e keni ndie këtë?

Politikanët tanë 20 vjet janë mësue keq, me i rreh krahve , janë mësue me ju shkue pas me ua qel derën ,me vesh rroba të shtrenjta , era parfym me ju ndie larg,me ju thanë si ti s’ka ,e në fund ,me ju thanë ti je bosiiiiiiiiii.

Janë mësuar dhe para shumëkujt me shpreh heroin, kanë pas aq nevojë t’ju pranohet heroizmi i tepërt, që derdhet si lumi i ngopur me ujë.

Nga heroizmi a ngopesh? Ngopesh valla.

Si loket tona kur të teken, e të bombardojn me kujdesin “a po nerth? a je unt? ‘ruju kah te kapërcejsh urën ,është e drunit e thehet’, “mos u trullav, drejt n’shpi; ruju mos pi prej kërkujt se të helmojnë, ruju se të vrasin nga inati, boll është veç me hetue që po tutesh, ruju se syni i keq t’rrok kur perëndon dielli, ruju e në fund aq shumë ruhesh, sa përfundon i sigurtë “nga kjo jetë “,por i mbrojtur nga heroizmi”

A është heroizmi i tepërt, si i atij filmit “Prej këtu po nisem , e deri në vdekje” !
Për besë s’di. Më duket se kogja ja përgjajmë?

Ne e mbajmë vendin e parë për heroizëm kur na nxehet gjaku sepse e mbajmë të avulluar për kohë katastrofash, por nuk e shprehim kur është qetësi.

Nuk i thotë kush-kujt se ishe në luftë ,TI je ai që e ke bërë këtë akt heroizmi sepse heroizmin e bënë, dhe mbetesh gjallë.

Nuk dimë me shpreh, me fol drejt ndjejmë sikur dukemi të dorëzuar, kur e shprehim heroizmin është vonë sepse heroi ka vdekë, prandaj sot në këtë kohë krizash , heroizmi është i rezervuar , e del nga shtrati si lumi që del dhe e humb kontrollin, të na ka diçka për kuriozitet , veç në oda kur këndohet me sharkia e kërsitet me alltia. Këndohet heroi e thirremi në emër të tij.

Ne kemi nevojë të madhe të na zbret dikush në vendin e dytë të bajraktarizmit , se s’ka më mirë, se kur e kujton Aleksandrin e madhe, Pirron, Epirin, Bardhylin ,Skenderbeun , Bajram Currin ,Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin , Adem Jasharit , Ukshin Hotin , e me shpreh lumturin dhe krenarin e burrave ” ishte njeri i madh e trim, shpatën e koburen kurr se ka majt larg, ishte burr i mençur , i shkolluar ,i shkathët , largpamës! E në fund këta ishin, pra ishin , zot shtëpie sepse mbronin kufijtë e tyre.

Andaj pishtetar. Alias pushtetar.

Mos u prekni pse ua refuzojnë heroizmin e lirë. Disa nga ata njerëz që për rizan e zotit luftuan e ,u flijuan për atdhe ishin të varfër.
Ata kanë jetu me pamje ka mali dhe shtëpia.
Njerëzit thonë e humbin shpirtin kur i shkel tradhtia.

Heronjët dhe luftëtarët e vërtet politikanët tanë , pra “këta” i kanë pa si viktima, por ata nuk u ndjenë si viktima.
Ishin luftëtar të UÇK dhe të pragut të shtëpisë .

E di. Më kujtohet ,për me i shpëtue edhe një maksare të mundshme në Koliq . Unë gjatë luftës isha luftëtare . Por isha edhe viktim.
Nuk ishte mendjemadhësi. Ishte krenari .
Mu ka dasht,me babain e paralizuar , me i pri kolonës . E me i shpëtue 100 koka njerëzish.

Rrugës në kolonë, ka pas plaka, gjithë ai fëmijë nga të sapolindur e deri në 14 vjet, njerëz të smurë, askush përveç meje nuk ra në dy gjunjë. Kur e kam parë popullin tim të vrarë në të dy anët e rrugës. I shihja nga afër sepse i prija kolonës , burra s’kishte, veç babës tim, bëja brim të tmerrshme e të mbytur, “mbyllni sytë, mos shikoni sepse policët po thonë mshilni sytë”.
M’u terronin sytë, nuk shihja gjë, m’ë këputeshin këmbët n’gjunjë, veç veshët punonin, e dëgjoja nanën time, “o çika jeme ,qu ,tash kanë me na vra”, s’ndjeja frikë , dhimbje as ,për të ,e as për veten. E as për babain tim të paralizuar.

Policët serbë bërtisnin e urdhëronin ” hajde ecni “, po me zor ecnin këmbët. Sa i riu, e sa burri i vrarë .

E këta kanë bërë selfije në hotelet e Rognerit, zot ruana!

Kë po e pyes “si je sot ” po më thotë:
Edhe unë kam qajt tepër shumë.

Politika, kurr se ka pa, e as se ka menduar atë djalin që trupin e kishte nën rrënoja e fytyrën të kthyer kah jeta, që para se të jepte shpirt e kërkoi një pikë uj, e pastaj lutej “O Zot merrma shpirtin”! S’më lenin me i dhënë ujë.
E unë qysh me vazhdue rrugën.
100 koka njerëzish më shikonin mua…

Mos ia shihni për të madhe Hashimit ,Kadris ,Fatmirit e as Ramushit, janë njerëz të luftës, nuk është normale me kërkue nga këta heroizëm , e as nga , unë viktima e 21 prillit 1999… “sidokos” në heroizëm, sikur që jemi të gjithë ne të mbijetuarit e luftës.
Edhe këta janë të mbijetuar. Ndryshe nga ne, Tash janë 100 fish më të pasur nga ne.

Edhe pse në këto dy dekada pas lufte ,e kanë pas ba Kosovën” merr e jep”.
Heroizmi është ushqim ” i rinis së humbur” që këta e shprehin si gëzim ,e si pikëllim.

Në qoftë se dikush gëzohet , për rënjen e Hashimit dhe Kadris, në një proces gjyqësor me të dy këmbët ,për akuzë të pabërballueshme (krime luftë) nga ajo që u fol dje kemi me bërtit ” O i lumi ti për mendt tua”!

Njeriu i botës ka shumë ditë , që i shpreh ditët e mërzisë, e kur je i mërzitur . qohesh pip në këmbë siç qohej Thaqi dhe e tregonë mërzin, ose tu hallakat ,ose tu shpërla .

Mërzia e ka mënyrën e vetë ushqimore.

Edhe unë kur jam mërzit që u formua Qeveria Hoti rrejshëm nën sllogani BESO thash :
Mirë boll !
Kjo Qeveri babë krijues e ka Thaqin andaj nuk ka guxue, mbrëm Qeveria Hoti me vazhdue avazin , me shpernda fishek zjarre ose me gju n’ajr me alltia. Kurgja marre su kanë. Sepse edhe dikur para do ditëve,këta se kanë ditë çka është marrja edhe besa.

Por… Hoti se dinë çka është lufta?

( Që është lufta ? Ti do të pyesësh?
Gresa luftën ti se di!
Veç njëherë ti je përleshur ,
Me macën lëkurë zi) Ismail Kadare.

Heroizmi është i bukur por jo i shenjtë, Është sakrific por edhe i butë, aq sa është inteligjet e i butë njeriu.

Nga njeriu i zakonshëm të mos presim tani heroizëm të jashtëzakonshme.

Pastaj kur e pash dhe e lexova deklaratën e Isa Mustafës. Më qetësoi kur e lexova . Kishte shkrue për UÇK, e cila në qoftë se ka gabime diçka UÇK ,një pjesë të madhe të fajit e mbanë Isa ,mbi supe sikur rrënojat e termetit.

Më thanë: Mos u beso shumë se zhgënjehesh këtyre që flasin për UÇK ,punë e madhe që mund të zhgënjehemi shumë ditë, përderisa ne zhgënjehemi dikush kënaqet duke besuar.

Për atë kurrë mos ia jep askujt mundësin me besue edhe për të mirë, edhe për të keq askujt.
As vëllaut ,as shokut ,as mikut, e as armikut!
Mik bëhu por besë mos zë…

Andaj popull,
Mos u zhgënje pa besuar një herë.
NE besuam dhe shpresuam . Mos të nxitojmë të dyshojmë , e të besojmë në njerëzit e mirë, pa dyshuar dhe pa u besuar më parë se ka edhe keq diçka .
Thjesht, “Beso”.
Kishe po besojë …

P.S.
“Të gjithë ne jemi ngapak të sosur nga besimi ,pa nevojë”
Por Agim Veliu ,Ministër i punëve të Brenshme, ka harrue ose i ka ra kres , me kërkue situata të jashtzakonshme sepse situata, beso është e jashtzakonshme.