E martë, 27 Tetor, 2020

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Duhet të lexoni

Nga trajtimi i mbetjeve në incenerator tek gjenerimi i energjisë , shihni shembullin e suksesshëm në Singapor  

Një video informuese është duke qarkulluar në rrjetet sociale për një shembull i cili po mundohet të zëj vend...

Jeta dhe veprimtaria e Shën Nënë Terezës

ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MA.SC. PEDAGOGE PRIZREN, GUSHT 2020 ANJEZË GONXHE BOJAXHIU Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind në më 26 gusht 1910...

Florida ka aprovuar planin për lëshimin e 750 milion mushkonjave gjenetikisht të modifikuara!

Florida ka aprovuar planin për lëshimin e 750 milion mushkonjave gjenetikisht të modifikuara. Qëllim i operacionit është të reduktohen...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Entela Binjaku

Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit Artificial” të Tiranës është mbajtur mbrëmjen e së premtes së 3 korrikut  nata e finale e shfaqjes me titull “Stand up” Albania. Organizuar nga “Sirea Film” me mbështetjen e “Agna Lidership Academy” dhe Bashkisë së Tiranës, ky ishte edicioni i dytë i këtij konkursi që përzgjidhte të rinj të talentuar në tre kategori: në të folurën në publik, në gjinën e komedisë dhe të paraqitjes skenike.

Për gjatë 9 muajve mes mjaft vështirësish  rreth 160 pjesëmarrës nga i gjithë vendi pasi kishin marrë pjesë në fazat përzgjedhëse, u vlerësuan nga një juri e përbërë nga njerëz me ndikim në jetën publike të vendit.

Gazetarja Kozeta Kurti, pedagogu Erion Kristo dhe drejtuesi i “Sirea Film” Leonard Bombaj sollën para publikut mbrëmjen e kaluar 16 konkurentë. Për përzgjedhjen e fituesve në natën finale,  përgjegjësia i takoi një jurie të përbërë nga 30 emra të ndryshëm të aktivitetit publik në vend. Në shfaqjen e finales i pranishëm ndodhej edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.

Të gjithë konkurentët finalistë kishin kaluar fillimisht fazën eleminatore e më pas gjysmëfinalen. Sipas rregullores së përcaktuar,  çdo konkurent kishte të drejtën të interpretonte për publikun një nga dy pjesët e paraqitura në fazat e mëparshme.

Në mesin e finalistëve e pesta në garë ishte vogëlushja nga Fieri, 10 vjeçarja Darlin Dimo. Ajo vinte në finale në kategorinë e “paraqitjes skenike” me një pjesë kushtuar një dukurie shqetësuese për fëmijët: dhuna midis bashkëmoshatarëve, njohur si bullizmi. Darlin hyri e vetme në skenë dhe mbante ne dorë një tufë tullumbacesh të bardha që në fund të mesazhit të saj i lëshoi në ajër si shenjë dashurie për cilindo fëmijë që ndodhet në vështirësi për shkak të dhunës.

Ajo e mbylli paraqitjen e saj me një kërcim ku u shoqërua nga 5 vajza fierake të gjitha të angazhuara në fushën e kërcimit dhe të spikatura në aktivitetet që ndjekin.

Në grupin e vajzave fierake ndodheshin: Kejsi Çepele, nxënëse që sapo përfundoi klasën e nëntë, fituese e disa çmimeve vlerësuar nga juri ndërkombëtare dhe që prej 8 vjetësh merret me kërcim.

Iris Rexha, që prej shtatë vjetësh e angazhuar në gjininë e baletit, nxënëse në klasën e tetë në shkollën “Naim Frashëri”.

Ejza Hoxha, nxënëse në klasën e gjashtë, nga Rroskoveci, që prej katër vjetësh merret me kërcim, gjysmëfinaliste në këtë garë dhe finaliste në një tjetër garë.

Erisa Çepele prej pesë vjetësh e angazhuar në kërcim, fituese e disa çmimeve në dancin sportiv dhe kontemporan,  nxënëse në klasën e tetë në shkollën “Kristaq Shtëmbari”.

Alina Zonja, nxënëse e shkëlqyer në shkollën “Flatrat e Dijes”, pjesëmarrëse në një seri aktivitetesh brenda e jashtë vendit, një talent i shumëfishtë i dëshmuar në gjithë këto vite.

Ndër tre gjinitë në garë, Darlin konkuroi në gjininë e interpretimit skenik. Ajo kishte marrë pjesë në fazën eleminatore me një pjesë kushtuar Tokës, mjedisit dhe dashurisë për natyrën. Për natën finale konkurentja fierake zgjodhi të njëjtën pjesë me të cilën ishte paraqitur në gjysmëfinale.

Duke u ndalur tek kjo vogëlushe, Darlin Dimo është dalluar në aktivitetet e organizuara nga Qendra Kulturore në Fier, në shkollën “Pinellopi Pirro” si dhe në aktivitetet e organizuara nga Bashkia e qytetit. Ajo është pjesëmarrëse e shfaqjeve të organizuara për ditët festive të qytetit të  saj dhe nuk rresht së stërvituri në gjinitë që parapëlqen më shumë: kërcim dhe interpretim të fjalës artistike. Si një nga nxënëset e dalluara të shkollës që frekuenton,  Darlin e ka nderuar komunitetin ku është pjesë me paraqitjet e saj plot bukuri e talent.

Por siç edhe është e natyrshme, pas çdo fëmije qëndrojnë të rritur që ndjekin edukimin dhe ushqejnë pasionin. Edhe pas Darlit qëndrojnë dy prindër të vullnetshëm dhe të përkushtuar,  një nënë e paepur dhe plot ide. Bashkë kjo familje krijon një trio që me angazhimin e treguar zbukuron jetën kulturore të një qyteti artdashës.

Deri tani me bukurinë e saj ëngjëllore Darlin ka interpretuar për publikun e pranishëm në salla të qyteteve te ndryshme si: në Fier, Berat, Tiranë, në Prizren, etj., por edhe jashtë vendit: si në Konstanca të Rumanisë dhe në Antalja të Turqisë ku ajo mori pjesë dhe u nderua edhe me çmim etj.

Ajo ka kënduar në Festivalin e Këngës për Fëmijë në Fier, ka interpretuar për publikun televiziv të njërit prej televizioneve më të rëndësishëm në vend si “Top Channel”, ka qenë imazhi fotografik në një nga ekspozitat e mbajtura në Muzeun Historik të Tiranës, etj.

Paraqitja e sigurtë, e saktë dhe mjaft e bukur në Amfiteatrin e “Liqenit Artificial” në Tiranë ishte jo vetëm shprehje e një pune serioze të saj, por edhe një shenjë respekti për të gjithë ata që i kishin besuar dhe vlerësuar përzgjedhjen. Por tani jemi në verë dhe siç Darlin e mbylli interpretimin e saj mbrëmë: fëmijët kanë dëshirë të luajnë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Grupi kriminal u...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj shkelësve, ku shumica janë nën...

Petro Koçi sulmon Metën: Kopje e keqe e Saliut, nuk i duhet Kushtetutës dhe Republikës!

Nga qyteti i Fierit aty ku dhe kryeson Partinë Socialiste për këtë qark, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koci ka sulmuar Presidentin Iliri Meta, duke...

Nga trajtimi i mbetjeve në incenerator tek gjenerimi i energjisë , shihni shembullin e suksesshëm në Singapor  

Një video informuese është duke qarkulluar në rrjetet sociale për një shembull i cili po mundohet të zëj vend në shumë shtete të botës,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm