E shtunë, 8 Gusht, 2020

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Duhet të lexoni

Takimi i z.Ruçi me z.Arben Shehu është fillim i mbarë, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i KLSh-së….

Nga Fejzo Subashi Kur institucionet Kushtetues, dhe jo vetëm kushtetues, drejtohen nga njerëz që nuk vijnë vetëm si suport dhe...

Zv.ministri i Mbrojtjes, Koçi: Zjarrvënia është tradhëti kombëtare!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është shprehur lidhur me zjarrëveniet e ditëve të fundit. Ai thotë se ky veprim...

Urimi i veçantë i Spiropalit për festën e Kurban Bajramit: Lutem për të sëmurët dhe familjarët e tyre

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën kremtojnë sot Festën e Kurban Bajramit. Krahas figurave politike që kanë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë se ata kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjellë tollovi në jetën tonë të trazuar muajt e fundit, ndërsa nuk mungon dhe një thirrje inkurajimi.

MESAZHI I MJEKUT TRITAN KALO

KOHË KOVIDIANE… OPINIONISTËT Gjithollogë dëmtojnë jo vetëm imazhin e tyre, POR ata/ato sjellin jo pak tollovi edhe në jetën tone, tashmë jo pak të trazuar këto muajt e fundit….KEQARDHJE për disa kolegë, që në këto ditë të një “FLAME MBARËBOTËRORE” të Sars-Cov2/Covid-19, të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm edhe nga “BETIMI i HIPOKRATIT”, i busullës orientuese të jetës profesionale të çdo MANTELBARDHI…..

NËSE profesionalisht apo fizikisht NUK e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet e juaja politike ose ato të mos plotësimit të karrierës suaj të dëshiruar socio-profesionale MOS i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë”….MË SHUMË respekt edhe për veten tuaj, NËSE ende mendoni se dikur keni kryer një arsimim mjekësor….PROFESIONALIZMI është qenësor dhe i përjetshëm për gjurmët që ne lëmë pas në jetën tonë, sepse “Omen est nomen” (“Njeriu është emër” Lat.)….Miq, dashamirës dhe bashkëkombës…

JU respektojmë, Ju duam, Ju dëgjojmë, Ju ndihmojmë dhe kujdesemi për JU në çdo kohë e në çdo rrethanë….Duajeni dhe respektojeni sa më shumë jetën tuaj dhe të afërmve të juaj….Çdo e keqe herët apo më vonë KURDOHERË e ka pasur dhe do ta ketë një zgjidhje….Ndër shekuj NJERËZIMI ka mundur kurdoherë të ngadhënjejë ndaj çdo sfide që ka rrezikuar ekzistencën e “Homo sapiens”….Kolera, Murtaja, Ebola, Ethet Hemorragjike të Kongo-Krimesë, Malaria, Tuberkulozi, Lepra, Variola, Fruthi, Rubeola, Pertusi, Tërbimi, Tetanosi, Poliomieliti, Gripi Spanjoll, Gripi i Derrit, Sars-Cov1, MERS, etj, janë kapituj të kësaj beteje për mbijetesën e vetë qenies sonë….BASHKË e me MIRËBESIM reciprok ne do ja dalim me siguri mbanë edhe ndeshjes me sfidën ndaj Sars-Cov-2/Covid-19…

DURIM, DURIM dhe vetëm BESIM…Together forever!!! Po ju rikujtoj DISA rreshta nga Betimi i Hipokratit, për ata/ato që mundet t’i kenë harruar ose edhe më keq se nuk i kanë mësuar kurrë ato: “Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.”….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Takimi i z.Ruçi me z.Arben Shehu është fillim i mbarë, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i KLSh-së….

Nga Fejzo Subashi Kur institucionet Kushtetues, dhe jo vetëm kushtetues, drejtohen nga njerëz që nuk vijnë vetëm si suport dhe i marrëveshjeve politike gjejnë mbështetjen...

Zv.ministri i Mbrojtjes, Koçi: Zjarrvënia është tradhëti kombëtare!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është shprehur lidhur me zjarrëveniet e ditëve të fundit. Ai thotë se ky veprim konsiderohet si tradhëti kombëtare, dhe...

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur e bënë mëkatin! Edhe kur ju...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm