E shtunë, 8 Gusht, 2020

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)

Duhet të lexoni

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Xhirojnë miliona euro produket ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)
Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)
Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Shkruan: Dr. Shpend Pula

Qellimi i shkrimit eshte deshire qe ti ndaj me miq e dashamire disa studime, meditime dhe sugjerime te mia lidhur me dieten, njekohesisht edhe ta motivoj vehten te vazhdoj nismen e mbare.

Deri tani kam qene mjaft i mire ne teori, por me deshtime te shpeshta dietale ne prakse.

Erdhi dita, shpresoj!

Kam punuar si anesteziolog deri me 99, pastaj perfundova magjistraturen per shendet public (MPH), dhe mbi 10 vjet ligjeroj lende mjekesore ne dy college, perfshire edhe nutricionin, pra, si thote populli – letrat i kam per te shkruar per kete teme! Por fokusi i shkrimit me teper vjen nga librat e lexuar viteve te fundit se sa prej shkollimit, pasi qe gjerat ne kete lami nderrojne shume shpejte!

Shkrimi eshte kryesisht i bazuar ne librin e Haylie Pomroy (nutricionste e Jennifer Lopez, Raquel Welch, Robert Downey Jr e shume te tjere), Dr. Mark Hyman (drejtor i Cleveland Clinic Center for Functional Medicine), Dr. Tom Bryan (edhe nje doajen i mjekesise funkcionale me focus ne semundjet autoimmune), Dr. David Ludwig (libri Always Hungry) dhe jo vetem.

Dieta do te postohet ne tri vazhdime (edhe ne ate menyre ndoshta pak e gjate me standarde te Gentit. Po me thote per postime: dajosh nese e ka shkrimi “see more” harro qe lexohet deri ne fund. Jam FB rookie, po degjoj!) Ne postimin e pare disa rregulla (njohtime) gjenerale, ne te dytin dieta, ne te tretin supplements!

Terminologjine mjekesore do te tentoj ta limitoj aq sa te mundem, poashtu kerkoj falje qe nuk do te tentoj ti perkthej ca terme nga anglishtja, dalin paksa qesharake! Keto rregulla nuk jane te klasifikuara me numra per kah rendesia e tyre, i konsideroj te gjitha me rendesi!

1. Dieta duhet te konceptohet ne kuptimin e plote te fjales.

Pra si nje stil a menyre ushqimi apo edhe stil jete, kursesi jo si nocion qe nenkupton vuajtje denimi me qellim te caktuar (humbje peshe). Perndryshe, deshtimi vjen shpejte!

2. Uji, kjo pije e bekuar!

Se paku 30 ml/kg peshe ne dite, pra nje person 70kg se paku 2 litra uje ne dite. Se paku. Nje gote uje te voket ne mengjes (terapia ujore japoneze – Teuta) patjeter, a pastaj te pihet shpesh e ne doza te vogla, pa prite me ardhe etja.

Gjate shujtave, mundesisht sa me pak, sepse zbutet koncentrimi i enzimeve digjestive dhe ngadalsohet tretja e ushqimit.

Limoni e ka nje paradoks beneficial – eshte acidik, por kur metabolizohet e shenderron ambientin ne alkalin (bazik) – Iliri.

Edhe pH e gjakut edhe lengjeve trupore eshte 7.35 – 7.45, ambient i lehte alkalin, prandaj edhe uji alkalin qe po shitet tani eshte shume IN per shkak te benefitit shendetesor, por edhe dy-trefish me i shtrenjte.

E bleni nje termos 500-1000 ml, nje gjyse limoni i shtrydhur futet ne termos, rimbushet me uje – Voila -, alkaline water for free! Plus, me termos keni nje evidence me te lehte te hyrjes ditore te ujit.

3. Ka shume njerez qe nese kane peshe normale mendojne qe dieta e tyre eshte ok.Gabim!

Numer i konsiderushem i njerezve i takojne tipit TOFI (Thin- outside-fat-inside), pra yndyra te ta deponohet me shume rreth organeve te brendshme se nen lekure. Edhe me keq! Ky shkrim vlen edhe per ju TOFI.

4. Pertypja eshte shume me rendesi, ushqimi duhet te pertypet ngadale e te shijohet.

Tretja adekuate mekanike e hap deren per tretje optimale kimike (enzimet kane siperfaqe me te madhe goditese pas pertypjes se mire)

5. Vellimi i lukthit eshte rreth 50 ml, sa nje grusht i vogel, por mund te zgjerohet shumefish.

Sa me shpesh e zgjerojme ate, aq me pertace behen signalet qe shkojne ne tru, ato qe propozojne qe ndoshta eshte koha me u ndale, pra formula eshte me shpesh e me pak.

6. Calories in/calories out, formula – sa merr aq djeg edhe mund te funkcionon.

Por eshte e tejsimplifikuar dhe e gabuar. Kuantiteti i kalorive eshte shume me rendesi, por kualiteti i kalorive edhe shume me teper, pra jo vetem numri por edhe burimi i kalorive.

7. Jo ushqim me tel ne dore, nevojitet fokusim ne ushqim.

Ngadale, si ritual, kjo bjen deri te ngopja optimale.

8. Intervali pa ushqim 12-14 oresh ka benefite te shumefishta (nje forme e lehte e intermittent fasting).

Nuk keni ide sa falenderues do te jete trupi, por edhe me teper truni. Llogaritni 7-8 ore gjum ne ate interval plus 2-3 para gjumit, hazer puna thojke arsimtari i Valbones LOL.

9. Kultivoni Maitri (term-budist)

Duajeni vehten me teper (pa ambicie te semura dhe vetefajsime te tepruara) por edhe tjeret, se paku nje shok me te cilin flet si me vehten nuk ka te paguar. Permbushja sociale ju largon nga frigoriferi, kjo kuti magjike ku kerkohet kompenzimi per zbraztine apo erupcionin emocional.

10. Stresi, kjo epidemi e shekullit 21

E liron kortisolin, nje hormon qe ka shume efekte negative shendetesore, ti permend vetem disa: renje imuniteti, shton urine edhe ne te njejten kohe e ngadalson metabolizmin.

Ska pase faj ai gerrnaci nga diaspora qe kishte thone: shume e mire Kosova,  po ishte njoni, njefare Stresi aty, p’i llomitke gjinjen.

Serioz tani, vete aplikimi i ketyre rregullave qe po i permendim ketu e zvogelon stresin konsiderushem. Easier said than done, though!

11. Kenaqeni momentin

Nje bisede, nje caj, nje film, nje sheti, nje kenge mjafton.

FOKUSI NE TE KALUAREN CON NE DEPRESION, KURSE FOKUSI NE TE ARDHMEN CON NE ANKTH

~ Lao Tzu

12. Harmonizoni ghrelin-in (hormonin e urise) dhe leptin-in (hormonin e ngopjes)

Pra me pak ghrelin, me shume leptin. Shujta me proteine bimore, gjumi i mire dhe limitimi i sheqerit ndikon mire edhe ne redukimin e hormonit te urise edhe ne tajimin e atij te ngopjes.

13. Gjumi i mire 7-8 ore ska te paguar

Se paku nje ore para gjumit pa tv e telefon, mundesisht telefonin ne airplane mode, shtrati sa me larg shukove elektrike. Leximi i librit ndihmon, me u shtri pak a shume ne te njejten kohe preferohet (ora biologjike).

14. BDNF (brain-derived neurotrophic factor)

Nje protein i studjuar se voni detalisht per shkak te rendesise teper te madhe ne energjine kognitive (mentale).

Niveli i tij eshte me i ulet ne pacientet me ankth, depression e Alzheimer. Konsiderohet fertilizues i trunit. Aktiviteti fizik, te mesuarit e gjerave te reja, dark chocolate edhe fasting (ato 12-14 ore te permendura me siper) e rrisin nivelin e BDNF, kurse stresi, sheqeri dhe izolimi social e ulin ate.

15. Sheqeri, pa dyshim armiku numer 1 i trupit

Ekstrem adiktiv, por luftohet me nje vullnet te forte. Krejt qellimi eshte qe te merren ushqimet qe kane indeks glikemik te ulte qe lirohen ngadale ne gjak dhe nuk shkaktojne fluktuime te insulines, sepse ato fluktuime, sidomos insulini i tepert ne gjak (insulin spike) shkakton rezistence te qelizave ndaj insulinit, e ajo rezistence con ne diabet, hypertension, obezitet, yndyrna ne gjak edhe shume probleme tjera.

A e keni verejte, nje cope bakllave-sheqeri drejt ne gjak – insulina ne stratosfere – ulje e shpejte e sheqerit ne gjak -irresistable craving- “hajde edhe nje se me m… s’bohet” – (Taste 2 – one of my favorite bands) – pra qark vicioz.

Pra, me dieten e Shpendit harroni sheqerin, edhe embelsirat (perpos dy here ne muaj kur e keni festen – cheat days apo ditet e dallavereve). Perndryshe, mund ti embelsoni cajat/kafet me monk fruit sweetener apo stevia, kursesi jo me ato helmet kimike artificiale.

16. Trupi ka me se 50 trilion qeliza, por edhe shume me teper bakterie

Ppra ma shume material gjenetik prej mikrobeve (microbiome) se prej qelizave njerezore. Kryesisht te banuara ne zorre.

Lufte konstante ne mes te bakterieve te mira dhe te demshme, njesoj si ne skenen tone politike. Imbalansi ne dobi te bakterjeve te demshme e hap deren per shume semundje.

Truri dhe zorret jane ortaka shume me te forte se qe eshte menduar (brain gut connection) Ne vazhdimin e trete me shume per probiotiket.

17. Nuk e vlen te humbim kohe per ti spjeguar benefitet e shumefishta te aktivitetit fizik

Qofte me shetitje (aktiviteti numer 1) apo sport tjeter, serotonina (hormoni i disponimit), BDNF, etj, etj, etj.

18. Meditimi se paku 5 minuta nje here a dy ne dite

E kam postuar nje te thjeshte, qe mund te gjindet ne FB tim me Dr. Weil, edhepse nuk kalova mire me like-a, fajin ju lash juve LOL, shume e thjeshte edhe efikase. Apo thjeshte, disa minuta inhalim me hunde, exhalim me goje, me fokus ne frymemarrje. Promovon shendetin emocional, fokusin, redukon stresin…

19. Dieta agresive e ngadalson metabolizmin

Trupi mundohet me i prezervu rezervat si kunderpergjegje ndaj aktit agresiv ndaj tij. Deshton shpejte!

20. Luftoni energjine negative

Nese nuk ju gezon suksesi i tjereve, se paku shkoni me thenien qe perdoret shume ne Amerike “good for you”, qe ne esence nuk ka konotacion negativ, por une e perceptoj si koment mjaft indiferent e te ftohte. Perndryshe suksesi i atyre qe na rrethojne normalisht ishte dashte te na sjelle kenaqesi.

21. Edhe nje dukuri qe eshte ne eliminim e siper ne mentalitetin tone

Por duhet te eliminohet me shpejte. Deri kur duhet ta masim nivelin e mikpritjes me gjerat ushqimore ne tavoline.

Mikpritje eshte edhe nje gote uje, caj apo raki. Mikpritje eshte biseda, substanca. E vertete eshte qe ushqimi e ndreq ndejen, por nuk ka nevoje te jete kryefjale.

Me kujtohet dulem me Isen ne qebaptore Kosova, po na drejtohet njeni: a pasket dale me e prishe a? Isa i shpejte si rremuja: jo valla, kemi dale mi ndreqe! Ai zoteriu nuk i beri as dy hapa, Isa vazhdoi biseden me mua: a e ndive kete, cfare pyetje, qyftet nuk po shihen prej kajmakut, ai a pasket dale mi prishe LOL. Por, not everything is about food, tha Naimi. Me te drejte!

21 rregulla – Blackjack!

T’rrnofshin llafet, me thot shpesh Fatoni kur flasim per rregullat.

It’s not important how many times you fall, but how many times you rise

~ Nelson Mandela

Vijon

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)
Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)
Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Takimi i z.Ruçi me z.Arben Shehu është fillim i mbarë, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i KLSh-së….

Nga Fejzo Subashi Kur institucionet Kushtetues, dhe jo vetëm kushtetues, drejtohen nga njerëz që nuk vijnë vetëm si suport dhe i marrëveshjeve politike gjejnë mbështetjen...

Zv.ministri i Mbrojtjes, Koçi: Zjarrvënia është tradhëti kombëtare!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është shprehur lidhur me zjarrëveniet e ditëve të fundit. Ai thotë se ky veprim konsiderohet si tradhëti kombëtare, dhe...

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur e bënë mëkatin! Edhe kur ju...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm