E martë, 27 Tetor, 2020

Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)

Duhet të lexoni

A ju ndihmon ngrënia ngadalë të humbni peshë?

Sipas Healthline, ushqimi ngadalë mund të jetë një mënyrë shumë më e zgjuar, pasi mund të sigurojë një numër...

Çfarë po ndodh me testimet për koronavirus në laboratorët privatë?

Si përpjekje për rritjen e testimeve u konsiderua mundësia që kjo procedurë të realizohet edhe në laboratorë privatë, që...

“KUJDES! Maskat e bëra vetë nuk ju mbrojnë!”, mjeku publikon rrezikun e përdorimit të maskave

Mjeku Ilir Alimehmeti ka ngritur ditën e sotme një shqetësim, lidhur me maskat që po përdorin qytetarët për tu...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)
Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)
Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Shkruan: Dr. Shpend Pula

Te nderuar, po ecim me pjesen e dyte te DLS-it (Dieta Liberale e Shpendit). Shpresoj te kemi pase kohe qe ti konsiderojme apo aplikojme disa nga 21 rregullat e pjeses se pare. Kisha planifikuar qe ta perpiloj pjesen e dyte shpejte pas te pares, por ja qe vera e nxehte pandemiko-politike e beri te vehten. Para se te kalojme te dieta neper dite specifike dua ti qasem disa temave shume te rendesishme.

1. Karbohidratet jane te pazevendesueshme per strukturen dhe funkcionin e qelizes.

Me se te nevojshme, por eshte esenciale me e limitu hyrjen e sheqerit ne gjak me vrull, pra duhet shkuar vetem me gjera me indeks glikemik te ulte. E tere poenta eshte te mos provokohet insulin spike ne gjak (tajimi i tepruar).

Insulini eshte nje burre i mire qe troket ne secilen qelize per to me e hape deren qe te marrin sheqerin e nevojshem per funkcionim normal. Nese insulini behet i merzitshem duke trokitur shpesh (si pasoje e ushqimit jo te qelluar), dera i celet me rralle e me me veshtiresi.

Kjo con ne rezistence ndaj insulinit me dy pasoja serioze – qelizat mbesin me me pak benzin (glukoze) dhe funkcionojne me keq kurse gjaku mbushet me sheqer qe demton secilin kapilar e nerv, pra secilin organ gradualisht. Nje gote leng portokalli me 25 g sheqer edhe nje portokall me 25 g sheqer nuk eshte njesoj.

E para ben insulin spike, e dyta shume me pak sepse fibrat e frutit e ngadalsojne absorbimin ne gjak. Pra, me DLS harroni lengjet si Coca Cola etj. edhe embelsirat e renda, perpos ne ditet e hileve (dy here ne muaj).

2. Mishi – kjo dashuri e kahmotshme

Me thonte mama: mame, ti ke me qene i lumtur vetem me ciken e kasapit. Mishi i kuq eshte i lidhur me semundje zemre, yndyra te larta, kancer te kolonit e 100 te zeza tjera. Tretet veshtire, mbet gjate ne zorre, krijon acid dhe i ushqen bakterjet e keqija ne zorre (mikrobiomin e demshem), ka antibiotike e hormone te demshme.

Me e krahasu plazmen e gjakut vetem mbas nje shujte me mish vs. shujtes pa mish, duket krejt turbullt edhe eshte demtim potencial per muret e eneve te gjakut, mishi poashtu mund te kete ndikim negativ ne potence (keto dyja te fundit jo plotesisht shkenctarisht te vertetura), por leshojani nje sy filmit The Game Changers ne Netflix – ja vlen.

Nese vendosni per mish – atehere rralle e per malle – dhe vetem top kualitet (grassfed p.sh.). Sugjerohet dieta flexitariane (mishi ne sasi minimale e rralle – nje here) edhe peshku – nga nje here ne jave secila, apo pescatarian dieta (peshk apo fruta deti 2 here ne jave-ne Prishtine ka koc, trofte, levrek e salmon te fresket).

Dy jane aresyerat kryesore pse mendoj qe nuk eshte mire qe te hiqet mishi komplet. Mendoj qe nuk eshte lehte qe te kompletohen amino-acidet (proteinet) esenciale edhe disa nutrient tjere vetem me proteina bimore, edhe e dyta eshte psikologjike – dieta pa mish mund ti dekurajoje njerezit qe ne start – qellimi eshte qe te konsiderohet/aplikohet kjo diete e jo te refuzohet qe ne start.

Per fat te keq ende nuk kam evulu ne stadin e cruelty-free produkteve dhe te drejtave te botes shtazore. Perndryshe, teoria qe nuk ka dreke kualitative pa mish eshte e tejkaluar, arti eshte ne drekat pa mish. Mishi nuk eshte me sinonim i bollekut, perkundrazi.

3. Mielli(buka) i bardhe – ky ushqim koti

Dhe jo vetem, por edhe i demshem. Edhepse shume i shijshem. Me index glikemik te larte dhe pa vlera nutricionale ne krahasim me buket tjera. Ka shume gluten (fjala rrjedh prej fjales latine qe do te thote ngjites).

Mukoza e zorreve te holla eshte ne forme te gishterinjeve te shumte ne menyre qe te rritet siperfaqja absorbuese. Gluteni ngjitet ne maje te ketyre gishterinjeve (te disa njerez me shume te disa me pak) dhe e demton mukozen edhe absorbimin e nutrienteve te nevojshem. Si te identifikohet buka me shume gluten?

Nese eshte poroze (fisht) dhe vjen nga brumi elastik, eshte plot gluten. Pra, buke (sprouted grain, sardough, buckwheat, etj), qe thehet (behet troha) lehte.

4. Qumeshti dhe prodhimet e qumeshtit shakaktojne alergji (kazeina), intolerance (laktoza) dhe inflamacion

Inflamacioni eshte baza e shume semundjeve fizike edhe mentale.

Qumeshti i lopes eshte ushqim i mire per viqin (i pajisur mire me enzime digjestive perkatese), por jo edhe per njeriun

 

~ Dr. Shpend Pula

Nese duhet te perdoret produkti i lopes, atehere te konsiderohet vetem kosi edhe me mire kefiri. Ato behen antinflamatore me fermentim edhe shume te volitshme per mikrobiomin. Qumeshti dhe djathi (kackavalli) i deleve jane shume me te pershtatshem per konfiguracionin tone enzimatik. Poashtu, tani kemi shume opcione per zevendesim si coconut milk, almond milk, oat milk, etj.

5. Vezet perjetuan ekzonerim komplet viteve te fundit

U liruan nga gjykata speciale si te pafajshme. Me merite. Teper ushqyese, mos hezitoni ti merrni nga 7-10 ne jave. Nuk ka frike per kolesterol nese e limitoni sheqerin.

6. Eshte edhe nje dukuri qe deshta ta ndaj me ju

Ende i kontestuar prej nje numri mjekeve, por gjithnje e me pak (13.000 artikuj ne PubMed). Mund te jete nje celes nutricioni.”Leaky gut” (zorra qe rrjedh). Zorra eshte nje tube e gjate e mbeshtjellur nga brenda me nje shtrese si lecka qe perdoret per kullim te djathit (cheesecloth). Pjesa qe “kullohet” hyn ne kapilare dhe shperndahet neper qeliza per nevojat e tyre.Kur ne konstant hajme ushqim si gluteni edhe produkte te qumeshtit te lopes dhe ushqime tjera “inflamatore” leckes i hyn flaka ne disa vende edhe shkyhet.

Ne ato shkymje pastaj hyjne makromolekulat qe perndryshe nuk kishin mund te depertonin.Si te medha qe jane e intrigojne dhe provokojne systemin tone imun te reagoj per te mire (te mbroje) e te krijoj antitrupa ndaj tyre.

Ashtu krijohet sensitiviteti ndaj gjerave qe perndryshe jane beneficiale (kur i hajme heren tjeter nuk ndihemi mire) , plus sistemi imun hallakatet aq keq qe mundet edhe mos ti njeh qelizat tona normale, te cilat mund te sulmohen. Ashtu mund te lindin semundjet autoimmune, numri i te cilave eshte ne rritje e siper.

Mund ta beni nje testim per senzitivitet ndaj ushqimit specifik. Nese e keni sindromin FLC (feel like crap) pas ushqimit, analizoni cka po hani, eliminoni ushqimin qe dyshoni per nja dy jave, mandej prap merreni disa dite, nese ju kthehet FLC e ne nderkohe keni qene mire, u gjet problemi. Ashtu nje nga nje ushqimet, nese ka me teper te dyshuar LOL.

Porcionet jane shume me rendesi, kursesi jo si ne Amerike, aq te medha sa syni ka zarar, e le me trupi! Sa here mendoj qe nuk kam me pa njeri me te “shendoshe” se herifi, del tjetri me disa kg me shume. Obeziteti eshte armiku numer nje i Amerikes, jo Rusia a Kina.

Dieta

Ne te gjitha fazat preferohet para mengjesit nje luge fiber (PGX granulat me te mirat) me nje gote uje te voket, nese jo cdo dite atehere medoemos ne fazen e dyte. Ndihemi te ngopur ne mengjes per nje ore a dy edhe e rregullon peristaltiken e zorreve edhe kapsllekun eventual.

1. Lezeti (Hane/Marte)

Kjo faze i kenaqe gjendrrat adrenale (adrenal soothing), stresin e edhe neve – karbohidrate e proteine bimore. Minimum yndyrna. Me kujtohet barcoleta mbi Xhema Gezohem. Ne nje darke biznesi ne Oher. Deshiron ti impresionon musafiret dhe e porosite nga nje peshk edhe tarator ne mes tjerash. I aferohet kamarieri dhe i thote diskret: “Zoteri, nuk e don peshku taratorin! Xhema, me eufori: Kush pe pyt peshkun ore, a po pagun peshku a une LOL.

Pra, jo karbohidarate e protein shtazore (buke e qyfte) – tretje e keqe, ndihet njeri si me e pase perbi tullen. Disa nga ushqimet qe mund te konsumohen: buke e zeze (nga nje rriske ne dite), oatmeal, musli, pasul gjithsesi ne njeren prej dy diteve, patate, oriz, pasta (nje here), pemet (jo banane, rrush edhe bostonin me mase), dhe te gjitha perimet, shume zgjedhje. Tri shujta dhe dy snacks ne 12-14 ore, cdo 2-3 ore.

2. Sikleti (Merkure/Enjte)

Kjo faze eshte me shume proteine, shume perime, shume pak karbohidrate e yndyrna. Ne kete faze yndyrat e deponuara fillojne te konvertohen ne energji per qelize. Eshte intensive, pra pak siklet, po eshte vetem dy dite. Nese vendosni per mish, kjo eshte faza e duhur, psh dreka nje dite me mish, nje dite me kepurdha me saft te mire.

Edhe shume shume perime. Medoemos, kryesisht te gjelberta, jane alkaline, e neutralizojne ambientin acidik te mishit, dhe e ruajne mikrobiomin. Ne kete faze duhet te jeni pak inventiv, psh ne mengjes nje flete sallate te gjelbert, e ne te nja dy luge ajvar apo humus edhe disa rriska ve te zier, e mbeshtjellni dhe e paramendoni burgerin LOL.

Snack psh, disa karrota te vogla apo kastraveca turrshi me ndonje spinach/artichoke dip,etj. Ne kete faze eshte mire ta keni nje supe me lakra (cabbage soup) edhe me perime tjera, per dy dite, per darke. E shpejton dukshem metabolizmin. Leefy greens, lettuce, kale, broccoli, cabbage, onions, garlic, swiss chard, arugula, asparagus, beets, cucumbers, pickles, carrots etj. Ughhhh, kalon edhe kjo!

3. Balansi (Premte/Shtune/Diele)

Ne kete faze kycen yndyrnat e shendosha (nuts and seeds, avocados, olives, olive & coconut oil), proteinet e moderuara, edhe karbohidratet e moderuara. Pemet me indeks glikemik te ulet – blackberries, blueberries, rasberries, cranberries, grapefruits.

Plot pashe ne Prishtine vjet, edhe jo shtrejte! Mjaft zevendesime shume me te shendosha se ato te fazes se pare ne kete faze: jo patate po sweet potatoes-teper te shijshme e te ushqyeshme, jo oriz te bardhe po brown ose wild rice. Jo paste regullare po red lentil pasta, quinoa pasta, spaghetti squash, chickpea pasta etj.

Pizzat tash po i ofrojne edhe me karfioll ne vend te brumit (cauliflower crust). A jane te shijshme si pizzat me te cilat jemi mesu? Jo, por prap shume te shijshme. Edhe nuk po ndihesh beton. Gadi harrova – mung beans – nje lloj pasuli i stermbushur me nutrient te shendoshe, edhe shume me digjestibil se pasuli. Nje here ne jave, se paku. Ne kete faze normalisht edhe domatet, eggplants, lentils, quinoa etj, pra opcione me bollek!

Mund te duket qe nuk te kem pase konsiderate per miqte ne Kosove, perkundrazi, jam informuar se shumica dermuese e produkteve te permendura ketu gjinden ne Kosove. Kosova te len fjetun, vec kush se din LOL. I kam parasysh edhe cmimet, por a ka gje me te shtrenjte se shendeti?

Tri-kater here ne jave nga nje gote vene te kuqe eshte ne rregull. Francezet hajne shume yndyrna te ngopura, shume lloje djathrash edhe jetojne me gjate se shumica. Quhet paradoksi francez. Mendohet qe ndoshta vena e konsumuar e spjegon paradoksin. Ka tanine dhe reservatrol.

4. Ditet e hileve (cheat days)

Dy here ne muaj! Nese nuk ka ndonje ndodhi specifike eshte me se miri te lihen per vikend. Pas asaj vazhdon dita normale e dietes, pa ndjenje faji, jemi njerez! Por, normal, nese eshte dite e lire, nuk do te thote qe duhet me abuzu deri ne fund! Skenderi e permendi ne koment te pjeses se pare, cka mi bo flise e mantijave.

Qe Skender: pitja e Ferides , flija e Esetit, mantiat, embelsira me peme e Valbones, te gjitha lejohen dy here ne muaj me kete diete. Ndonje birre, ndonje puro, edhe pse jo, bari per ata qe ju shkon mendja. Normal, vlen vetem per njerez te pjekur, e me vetekontrolle, qe nuk ju shkon mendja e keqe te nesermen LOL. Per ate edhe quhet liberale kjo diete!

Opcionale – nje here ne muaj diete lengjesh, te bute, detoksifikim i mrekullueshem
Dy smoothie me peme e perime, ndonje supe perimesh ne mikser, nuk ishte dashte te jete e veshtire.

Kjo diete eshte shume autentike, edhepse nuk ka rezultate paraprake, besoj qe ka baze te mire shkencore dhe eshte e destinuar te kete sukses. Fillimi mund te jete i veshtire, por trupi mesohet.

Edhe abuzimi eventual ne ditet e hileve pres te redukohet me kohe. Nese i permbahemi kryesisht, nuk ka dileme se do te ndihemi shume me mire, edhe fuqishem besoj se i humbim afer 10% te peshes per 1 vit. Nese jo, e keni 12 months money back guarantee LOL.

Ne fund te dites, dieta eshte shume individuale, dhe modifikimet jane te aresyeshme dhe te nevojshme, sidomos nese mbeten pak a shume brenda kornizes se sipershkruar.

Me shume kenaqesi i mirepres pyetjet, kritikat, sugjerimet, po edhe hajgaret. Le te mbesin ne komente si pjese e shkrimit.

Ta bejme kete udhetim se bashku!

Namaste!

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)
Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)
Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Grupi kriminal u...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj shkelësve, ku shumica janë nën...

Petro Koçi sulmon Metën: Kopje e keqe e Saliut, nuk i duhet Kushtetutës dhe Republikës!

Nga qyteti i Fierit aty ku dhe kryeson Partinë Socialiste për këtë qark, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koci ka sulmuar Presidentin Iliri Meta, duke...

Nga trajtimi i mbetjeve në incenerator tek gjenerimi i energjisë , shihni shembullin e suksesshëm në Singapor  

Një video informuese është duke qarkulluar në rrjetet sociale për një shembull i cili po mundohet të zëj vend në shumë shtete të botës,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm