E enjte, 21 Janar, 2021

Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Duhet të lexoni

A ju ndihmon ngrënia ngadalë të humbni peshë?

Sipas Healthline, ushqimi ngadalë mund të jetë një mënyrë shumë më e zgjuar, pasi mund të sigurojë një numër...

Çfarë po ndodh me testimet për koronavirus në laboratorët privatë?

Si përpjekje për rritjen e testimeve u konsiderua mundësia që kjo procedurë të realizohet edhe në laboratorë privatë, që...

“KUJDES! Maskat e bëra vetë nuk ju mbrojnë!”, mjeku publikon rrezikun e përdorimit të maskave

Mjeku Ilir Alimehmeti ka ngritur ditën e sotme një shqetësim, lidhur me maskat që po përdorin qytetarët për tu...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)
Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)
Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Shkruan: Dr. Shpend Pula

Shpresoj qe dieta ka filluar te tregoj rezultate. Nese jo ne peshe, atehere me energji. Sa per mua, si Shpend qe jam, po me duket qe edhe mund te fluturoj, po te tentoj.

Hajgaren anash, jo qe kam vuajtur nga mungesa e energjise, por kjo eshte tjeter nivel!

Nese per cfaredo aresye nuk keni filluar ende, vetem pirja e 2.5-3 litrave uje me pak limon ne termos, tregon qe jeni ne rrugen e duhur. Per kete diete nevojitet nje qetesi shpirterore. Po mundohem qe ta marr pak me komedi situaten me COVID dhe politiken komplet te deshtuar te momentit, edhepse ne esence kjo eshte nje tragjikomedi klasike.

Axha im Ymeri ka qene nje burre me plot kuptimin e fjales. Politikan dhe ekonomist i rralle. Por edhe shume rigoroz. Ne nje mbledhje si kryeminister thote: dy gjera duhet te dihen edhe rregullat duhet te respektohen. Harron ti permende cilat jane ato dy gjera. Kush me guxu me pyete, cele guri gojen. Mbeten ne histori ato dy gjera. Po i permend une tani dy gjera, por jo ato, se nuk i di. Keto dyja kane te bejne me dieten. Eshte imperativ qe te pengohet inflamacioni dhe te ruhet imuniteti.

Suplementet

Po i ndaj suplementet ne obligative (me doza qe i perkasin situates aktuale) dhe opcionale.

OBLIGATIVE

1. Vitamina C (2g)

E mira e se mires kishte me qene te mirret Vitamin C liposomal (kane absorbim optimal), por edhe Vitamina C e thjeshte eshte ok. Eshte esenciale (trupi nuk e prodhon). Me ushqim nuk mund te merret aq sa na nevojitet, sidomos jo per momentin. Zvogelon rrezikun e semundjeve kronike e kardiovaskulare, ndihmon absorbimin e hekurit, rrit imunitetin edhe e mbron memorjen. Eshte antioksidant teper i fuqishem.

Te tentoj te sqaroj cka eshte antioksidanti shkurtazi! Oksigjeni eshte element kyc jetese, por oksidimi eshte i demshem. Oksidimi i metalit con ne korozion.Nje lloj korozioni e kape edhe qelizen nese oksidohet. Antioksidantet e pengojne oksidimin, pra demtimin e qelizes, si dhe i riparojne qelizat e demtuara.

2. Vitamina D (2000 UI tani e 1000 UI me vone)

Eshte gadi e pamundun qe te mirret doza optimale e vitamines D vetem permes rrezeve te diellit dhe ushqimit. Po me thot nje mjek amerikan, cka eshte puna me pacientat e Ballkanit, pse te gjithe dalin me deficience te Vitamines D? Po i them, nuk e di, por edhe ju nuk jeni me te mire. 42% te amerikaneve jane me deficience te Vitamines D.

Tani me eshte e sigurte qe Vitamina D ka rendesi shume me te madhe se qe eshte menduar, pra jo vetem absorbimi i kalciumit e fosforit. Ngrit imunitetin, redukon depresionin, stimulon humbjen e peshes, supozohet qe ndikon ne hypertension, etj. Per ate aresye edhe e ka emrin e ri-wi-fi signali i trupit. Qeliza e perjeton mungesen e vitamines D si ne qe e perjetojme internetin e dobet.

3. Turmeric (curcumin)

Eshte perdore ne Indi me mijera vjet si melmese dhe bime mjekesore. Eshte nje anti-inflamator dhe antioksidant shume potent. Mirret si pluhur apo tableta (absorbohet me mire me pak biber te zi-piperine). Ngrit BDNF (I permendur ne pjesen e pare), edhe supozohet qe ka ndikim ne prevence kanceri, semundjeve te zemres, depresionit, Alzheimerit, artritit, etj.

4. Probiotiket (kapsula)

Rregullojne balansin ne mes te baktereve te mira dhe te keqija ne zorre (microbiomin). E kam permende me heret qe nga ky raport varet ne pjese te madhe imuniteti, rrjedhimisht edhe shendeti yne. Ne nje punim shkencor Amerikano-Polak eshte observuar dhe krahasuar rata shume me e larte e kancerit ne gji ne grate polake te imigruara ne Chicago e Detroit, me ato qe jetojne ne Poloni (300% me shume te grate polake ne Amerike). Jane evaluar nje mori faktoresh te mundshem dhe eshte konkluduar qe konsumimi i lakrave turshi (lacto-fermented kraut) mund te jete aresyja.

Grate ne Poloni hajne rreth 15 kg lakra turshi ne vit, kurse grate polake ne Amerike vetem 5kg ne vit (pra, tri here me shume lakra turshi ne vit-tri here me pak kancer gjiri ne grate polake ne Poloni, sipas ketij studimi) Pra, turshite cfaredo lloji, kefiri dhe ushqimet tjera te fermentuara jane shume ushqyese per mikrobiomin tone.

Ta bej nje analogji me politiken tone, qe te kuptohet me mire. Bakteret e mira qe sigurojne mireqenje e imunitet jane Albini&Vjosa&CO, bakteret e demshme qe sjellin semundje e mundim jane Kot-Koti&co, AKA Fredo Corleone, kurse masa e panevojshme qe eshte nisur te dale jashte trupit me levizje ritmike-peristaltike eshte Gjarperi&co. Jam i vetedijshem qe i humba disa like-a dhe komente eventuale pozitive, por c’ti besh. E dua te verteten, vllacko!

5. Magneziumi

Eshte i involvuar ne qindra reakcione biokimike qelizore. Nevojat ditore te magneziumit me diete mund te plotesohen:farat, bajamet, arrat, pasuli, perimet e gjelberta edhe jogurti jane te pasura me Mg. Megjithate, herepashere suplementi ndihmon. Magnesiumi luan rol te madh ne funckionimin normal te qelizave nervore dhe muskulore.

Mirret ne disa forma: si magnesium citrate (kapsllek), magnesium glycinate (ankth, pagjumesi, stress kronik apo inflamacion) apo magnesium sulfate (Epsom Salt). Banjo me disa luge Epsom salt ne kaden me uje e krijon ndjenje freskie e relaksi trupor si dhe dukshem zvogelon dhimbjen muskulare.

OPCIONALE

1. Melatonina

Eshte nje hormon qe e prodhon trupi – e rregullon ciklin gjum-pagjum. Fjala hormon eshte e percjellur me hezitim – kjo definitivisht nuk vlen per kete rast. Melatonina perdoret si suplement per pagjumesi.

Ne Amerike, ashtu si edhe me porcionet e ushqimeve, melatonina prodhohet ne doza absolutisht te panevojshme, 10mg e edhe me teper. Une e marr nga Prishtina – melatonina sublinguale 1 mg i kombinuar me nje vaj esencial (vitacalm – prodhim italian – una pillola magnifica). Po flej si kingj – e jo “spava k’o zaklan” – sic e thote patologjia e fqinjeve tane agresore. Melatonina e rrite motilitetin e zorreve dhe ndihmon tretjen poashtu.Nuk shkakton varshmeri.

2. Fibrat

Te permendura edhe me heret, gjinden ne peme e perime. Megjithate, eshte mire te fillohet dita me nje luge fibra ne nje gote uje te voket. Ju ndihmon ta shtyni mengjesin pak (redukojne ndjenjen e urise), edhe ndihmojne peristaltiken e zorreve duke evituar kapsllekun.

3. Vaj rigoni (oregano oil)

Ju kemi borxh grekeve edhe romakeve, ndoshta edhe pellazgo-iliro-dardaneve. Antibiotik natyral, antioksidant i fuqishem, anti-inflamator, shendet per zorre. Me mu e ka la vehten, vec qe ma ka hequr frigen. Disa here ne mbremje i thojsha vetit – e hangra coronen mbas grithjes se fytit, sterlodhjes edhe disa simptomave tjera. Dy-tri pika vaj rigoni ne mbremje,te nesermen isha tjeter njeri, i thonja shoqes: shkova te loze tenis pak. Un olio miracoloso (Po m’doket e kalla me google translate LOL).

Shpendi mendon per xhepat e juaj, por edhe me teper per mireqenjen e juaj. Ia vlen.

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)
Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)
Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Ditën e djeshme është mbajtur tryeza e diskutimit mbi të drejtat e punës së grave dhe vajzave në industrinë...

Përse shpikësi i viagrës, Ferid Murati, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Përgjigja epike e Skënder Gjinushit

Ferdi Murati është një shqiptaro-amerikan nga më të njohurit nëbotë. Ai është fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 1998 për shpikjen e...

MËRGATË, A I KENI GADIT ZARFAT!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë "çart shqiptart në Amerikë"! Aq shumë janë mobilizue djemt e vajzat tona atje, sa...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë së cilës ndodhet një kanal...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm