E premte, 18 Shtator, 2020

Takimi i z.Ruçi me z.Arben Shehu është fillim i mbarë, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i KLSh-së….

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Fejzo Subashi

Kur institucionet Kushtetues, dhe jo vetëm kushtetues, drejtohen nga njerëz që nuk vijnë vetëm si suport dhe i marrëveshjeve politike gjejnë mbështetjen jo vetëm të vetë klasës politike, por të mbarë qytetarëve…..

Natyrisht që ,  këtë dëshirojmë si fillim,  besueshmëria është gjëja më e madhe sot për qytetarët  shqiptarë, të cilët e kanë humbur thuajse në çdo qelizë të jetës dhe veprimtarisë së institucioneve.

Unë nuk besoj dhe as nuk mund të them se zoti Gramos Ruçi bëri thjeshtë detyrën dhe domosdoshmërinë  e protokollit si kreu i Parlamentit  në lidhje me pritjen dhe takimin e zhvilluar sot me kreun e ri të KLSH-së zotin Arben Shehu.

Duke e njohur nga afër zotin Ruçi metodikën dhe ritmin e punës, i cili natyrisht që është shumë korrekt  në zbatimin e rregullave dhe ligjeve, në korrektësinë në punë, por e di ashtu si çdo shqiptar tjetër sesa i aftë është edhe në fushën e politikës , natyrisht si profesionist i saj ai prodhon edhe lajm. Por kurrsesi nuk e besoj së takimin me zotin Arben Shehu ta ketë bërë thjeshtë për lajm.  Po kështu edhe zotin Arben e njoh, bile e njoh mirë,  si nga pikëpamja profesionale, por edhe  nga këndvështrimi i të qenit publik dhe populist. Nuk është njeri i polpulizmave, apo aq më pak një njeri që të konsumohet shumë  vetëm e vetëm për tu dukure për tu bërë i rëndësishëm.  Z. Shehu nuk është një njëri që i ka frik, apo u rri larg mediave,  përkundrazi ai është një nga bashkëpunëtoret më të mirë me to, por ai i jep rendësin dhe kohën e duhur çdo fenomeni dhe problemi. Si një njeri i shkencës dhe fushës akademike zoti Arben Shehu, matet mirë për çdo hap dhe veprim që bënë. E bëra këtë rezume në këtë drejtim , për  të vetmen arsye se takimi i tyre nuk është thjeshtë e thjeshtë për të respektuar protokollin, procedurën, apo se është e domosdoshme nga pikëpamja institucionale.

Jo, unë e gjykoj dhe e shikoj krejt ndryshe këtë takim….

Unë besoj dhe jam i bindur për këtë se zoti Arben Shehu kërkon ti japi tjetër dimension, tjetër vlerë dhe tjetër praktikë pune institucionit të KLSH-së. Ai ka të tjera objektiva, opsione, të tjera synime dhe qëllime. Jo se nuk do vlerësoj paraardhësit, por se vet natyra e tij dhe ajo që kërkon ky institucion është momenti më i duhur.

Natyrisht edhe zoti Ruçi kërkon që ky institucion të jetë krejt ndryshe, mos të mbetët vetëm në imazhin e krijuar deri më sot, një institucion që i takon opozitës dhe duhet me pa tjetër të duket si gogoli dhe ai që e shikon menaxhuarin e taksave dhe të fondeve publike, si një dele të zezë.

Ja i bindur në atë që kërkon dhe rekomandon zoti Ruçi një drejtuesi të ri, një që nuk ka përvojë të madhe politike dhe që bëhet aktor dhe faktor i saj. Po kë3shtu jam i bindur mirë në atë që zoti Arben Shehu kërkon dhe duhet të bëjë në krye të këtij institucioni.

Ai është ulur në atë karrige, jo si pjesë e pazareve  politike dhe si i tillë jam dhe do doja të jetë jashtë fokusit dhe detyrimeve të suporteve politike.

Ai do i mëshoj fortë profesionalizmit dhe kryerjes së misionit të tij dhe të vet institucionit.

Ai ka vajtur dhe do bëjë më të mirën si një njëri i fushës akademike, sesa i asaj politike.

Ai ka shkuar në takim me zotin Ruçi shumë krenar dhe me një vetë dije të ploti ka pasqyruar atij platformën dhe objektivat, pasi i tillë është edhe detyrimi i tij përpara institucionit të ligjvënësit.

Pikërisht se ka këto vlera, këto cilësi dhe i realizuar në këto kushte ky takim morri vlera dhe pati jehon mediatike dhe jo thjeshtë një lajm i zakonshëm, apo një lajm për lajm. Ishte kjo arsyeja që ky takim nuk pati dhe nuk do të ketë komente dhe kundra komente.

Ndaj unë e vlerësoj shumë këtë takim, ku nuk duhet të ngelet me kaq, por të jen sa më të shpeshta. Ku kreu i KLSh-së të shkoj sa më shpesh për çdo gjë që konstaton në lidhje me ushtrimin e funksionet, duke e vënë në dijeni kreun e Parlamentit në lidhje me konstatimet që  konstatohen, me shkeljet dhe shkelësit e ligjit. Këtu nuk jam kundra praktikave të deri djeshme ku më përpara bëheshin mediatike dhe pastaj në shportën e kontrollit nuk mbetej  as gjë, por shkeljet dhe shkelësit të marrin përgjegjësit që u takojnë, dënimin që meritojnë . Kërkoj që institucioni i ligjvënësit, i cili është edhe institucioni ku raporton për punën e tij institucioni i KLSh-së, të gjej jo vetëm miratimin e punës dhe veprimtarisë së tij, por edhe mbështetjen dhe garancinë për të çuar deri në fund konkluzionet e arritura nga institucioni i KLSh-së dhe shkelësit, abuzuesit dhe përfituesit në mënyrë të pa drejtë të fondeve dhe taksave të qytetarëve të vendit tonë, jo vetëm të kalojnë lumin pa lagur, por të vene përpara drejtësisë  dhe të paguajnë deri më një për çdo shkelje.

Nuk më mbetet  gjë tjetër vetëm ti përgëzoj si kreun e Parlamentit dhe atë të KLSH-së për këtë takim dhe për një erë të re ndryshimi dhe progresiste në institucionin e KLSh-së dhe marrëdhënieve të këtyre institucioneve.

Përfundimisht,  takimi i zotit RUÇI me zotin Arben SHEHU, është një  fillim i mbarë,  shumë i rëndësishëm, i domosdoshëm për ndryshime dhe suksese të mëdha në institucionin e KLSh=së,  një institucion nga më të domosdoshëm kushtetues….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm