E martë, 24 Nëntor, 2020

“Lufta” greko-turke po na troket tek porta

Duhet të lexoni

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Anisa Bahiti
Keto ditë të nxehta vere, mes krizës së Covid që po merr dhe jetë njerëzish në spitalet tona, asaj ekonomike që mesa duket do vijë dhe do thellohet, mes emigrantëve të rreshtuar me kilometra në kufi si refugjatë lufte, duket se një krizë shumë më e madhe po na troket tek porta, kërcënimi real i një lufte “greko-turke”. Greqia në mënyrë të njëanëshme ka nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e detit me Egjipitin, ne jug te mesdheut. Nderkohe një marrëveshje të tille pak muaj më para e kishte nënshkruar me Izraelin.
Për Greqine që është jo vetëm një shtet ballkanik por një arqipelag mesdhetar kjo do te thote , kontrolli i mesdheut jugor nga kufinjtë e Turqise deri tek ato te Libise, nga ato te Sirise e deri tek ato te Shqipërisë përballe Himares. Greqia ka nenshkruar një marrëveshje sipas të cilës deri në 12 milje nga guri i fundit që quhet Greqi në mesdhe ata kane të “drejtën” të kontrollojne ujërat e mesdheut dhe ndër to dhe nënujerat e pasura me gaz dhe naftë me rezervat më të mëdha të zbuluara deri më sot neë Marenostrum. Turqia e cila mesa duket e priste ketë levizje kishte berë dy lëvizje me rradhe , së pari dërgimi i trupave ushtarakë dhe ndihmës ushtarake në Libi krah qeverise ndërkombëtarisht të pranuar në Tripoli dhe kunder qeverisë së Khalifa Haftarit, gjeneralit te Gadafit, i cili ështe i mbeshtetur nga Egjipti, Greqia, Rusia, Emiratet Arabe dhe Arabia Saudite. Ndërkohë Erdogani me një gur vrau dy zogj , duke detyruar kështu faktorin ndërkombëtar me në krye SHBA dhe Italine të përkrahë Turqine dhe ndërhyrjen e saj ne Libi dhe të siguroje një marreveshje me qeverine legjitime te Libise pikerisht per detin mesdhe me deliminitim detar për 6 milje. Sapo Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjen , direkt Turqia nxorri të gjithe floten e saj ne mesdhe dhe aviacionin per të ruajtur territoret e saja detare. Sigurisht Greqia e njeh mire fuqinë ushtarake të Turqise dhe e ka te qartë se çfarë ndodh nësë perplasen dhe jo rastësisht bleu dy nëndetëse berthamore nga Gjermania 10 vjet më pare ne kulmine krizes, dhe kerkoi menjehere ndihmën e aletaëve të NATO dhe BE, në mbrojtje nga Turqia. Megjithate kjo krize nuk ështe vetëm kërcënim për lufte mes 2 vëndeve fqinje për interesa ekonomike por është edhe rrezik i madh potencial për krizen më të madhe të NATO-s që nga themelimi i saj në 1949.
Ne fakt NATO ka parashikuar se çfarë ndodh me nenin 4 dhe 5 te saj nëse një anëtar i saj kërcënohet, por kurresesi nëse 2 anëtarë të saj hyjne në lufte me njeri -tjetrin. Të gjithe ketë spektakel gjeopolitik rri e vështron Rusia me flotën e vet përball në brigjet e Sirise në Tartuz dhe Latakia e cila në Siri është aleate me Turqine e në Libi kundër Turqise, fiks për të qëne e pergatitur për ti hedhur benzinë zjarrit në kampin brënda NATO-s. Kriza duket komplekse por mbi të gjitha vendosmëria e Turqisë për të treguar forcën, eshte fare e qartë dhe kjo mund të çojë jo vetëm në aneksimin e ishujve greke perballe Turqise por edhe në ringjalljen e konfliktit të ngrire mes Qipros turke dhe greke. Ndërkohë “rastësia” e shpërthimit në Bejrut që rrëzoi qeverinë në Liban i cili gjithashtu duhet të vendosë me kë të firmosë marrëveshjen për ndarjen e detit Greqine apo Turqine e ben më interesante ketë situate.
Nga njëra anë Franca aleate e Greqisë dhe Egjiptit , në Libi Presidenti i të ciles ishte i pari që vrapoi në Beirut pas shpërthimit dhe Turqia që jo vetëm çoi ZvPresidentin dhe Ministrin e Jashtëm por i ofroi portin strategjik të Mersinit ne dizpozicion Libanit për 1 vit. Greqia u mundua të vendosë Embargo ndaj Turqise ne BE, e cila u bllokua nga Italia dhe Hungaria me veto në BE. Në të njejtën kohe kandidati për President në SHBA Biden deklaroi se nëse vjen në pushtet do të ndihmoje opozitën të vijë në pushtet. Kjo solli reagimin e egër të Turqise zyrtare, ku me i spikaturi ishte ai i shefit te Shërbimit Inteligjent turk Hakkan Fidan, i cili akuzoi hapur Zëvendës Presidentin e atëhershëm Biden dhe SHBA-an e Obamës për grushtin e shtetit të 15 korrikut të 2016-tës . Era e një lufte në mesdhe në dyert tona ështe më reale se kurrë , ajo po troket në dyert tona si fqinje dhe palë në ndarjen e detit, dhe kriza me emigrantet në kufi po na tregon se edhe njeë herë tjetër ne jemi JO gati më shumë se kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në detaje, e jo të shprehem...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të vendit për ta luftuar virusin...

Dita ndërkombëtare e fëmijëve jetim. Bushati: Prioritet i Qeverisë shqiptare

Ne kuader te dites nderkombetare te femijeve jetim, kryetari i PS Tiranes, Ervin Bushati, zhvilloi nje vizite ne qendren komunitare “Gonxhe Bojaxhi”. Nen nje atmosfere...

Koço Devole… Të tillë autorë të humorit, gjithnjë janë të rrallë.

Mësova me dhimbje lajmin e vdekjes së aktorit e autorit të humorit shqiptar, Koço Devoles, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në...

Më shumë artikuj të ngjajshëm