E shtunë, 19 Shtator, 2020

“Bashkë nji za”

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Bijondina Mehmedi

Anëtare e Këshillit Qendrorë të Unionit Demokratik të Shqipëtarëve, Dega Ulqin

 

Me afatin e fundit për dorëzimin e listave zgjedhore që ishte 4 gushti, u finalizua dhe vendimi i subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi që të garojnë me dy lista në zgjedhjet parlamentare.

Pavarsisht bisedimeve mes liderëve të partive dhe përpjekjeve të organizatave Shqiptaro-Amerikane tëDiasporës, të cilat fatkeqsisht me një qasje të njëanshme nuk arritën të bënin unifikimin e partive shqiptare, përkundrazi shkaktuan shumë reagime, konfuzion dhe përçarje tek elektorati shqiptar. Si pasojë ato polarizuan edhe më tepër çështjen duke akuzuar njëren palëe glorifikuar anën tjetër, bazuar vetëm në opinion dhe preferenca individuale.Sidoqoftë, çdo lloj bashkimi i cili ndërtohet mbi mosbesim nuk mund të ketë sukses afatgjatë e nuk do të ishtei dobishëm për askënd.

Koalicioni i parëi formuar është Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za” i përbërë nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, i pasuar ngaLista Shqiptare “Koha është tani” i përbërë ngaForumi Demokratik dhe Forca e Re Demokratike. Këto janë dy listat e partive nacionale shqipate tëcilat do dalin nëzgjedhjet që zhvillohen më 30 gusht 2020.

Me hapjen zyrtare të fushatës, si anëtare e Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe tani pjesë e koalicionit shqiptar “Bashkë nji za”, për hir dhe respekt ndaj komunitetit shqipatar në Mal të Zi, apeloj që mes koalicioneve shqiptare të zhvillohet një fushatë e drejtë pa sulme dhe kundërsulme ndaj njëri-tjetrit.

Duke mos harruar që ne ndajmë të njëjtat qëllime dhe synime. Të vetëdijshëm që fuqia dhe pozicionet që posedojmë është e vënë në duart tona nga besimi i elektoratit, detyra jonë është të koordinojmë e veprojmë ndershëm në përmbushjen e interesave të popullit.

Në këto kohë të pasigurtaqarkullon një tendencë mosbesimi dhe pesimizmibrenda trupit elektoral, si pasojë esistemit shumëpartiak por edhe gabimeve të së kaluarës.Një nga synimet, është që sadopak të zbusim fragmentizimin dhe shpërndarjen e elektoratit duke punuar ndershëm për realizimin e interesave të përgjithshme, si rezultat të navigojmë elektoratin drejt subjekteve nacoinale shqiptare.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, besoj edhe subjektet tjera shpesh herë theksojnë që janë të etur në përfshirjen e sa më shumë të rinjve e të rejave që kanë një vizion dhe një dëshirë për ndryshim.Përfshirja në axhenda si dhe harmonizimi i aksionit për të rritur pjesëmarrjen reale të të rinjëve në politikbërje dhe vendim-marrje, padyshim ndikon pozitivisht në rritjen e kredibilitetit dhe klimës së bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve. Rinia kurrsesi nuk duhet ta neglizhojë politikën, si e vetmja armë apo mundësi me anë tësë cilës mund të ndyshojmë mënyrën e jetës, edukimin, punësimin, zhvillimin ekonomik, sistemin shëndetësor etj.

Sot kemi një sërë mekanizmash në dispozicion, për realizimin e interesave tona të përbashkëta, që janë:faktorizimi politik, përfaqësimi në institucionet e larta shtetërore, ruajtja e identitetit kombëtar, rruga Euro-Atlantike,zbatimi i dispozitave ligjore e kushtetuese, shfrytëzimi i të drejtave të garantuara nga konvetat ndërkombëtare, zhvillimi i qendrueshëm etj.

Me hapjen e kapitullit të fundit të negociatave, Mali i Zi është edhe një hap më afër anëtarësimit në BE, çka automatikisht i favorizon shqiptarët si pakicë, duke pasë parasysh që një nga kriterët kryesore politik të anëtarësimit, lidhet me demokracinë dhe respektimin etë drejtave të pakicave apo minoriteteve.

Me këtë shkas, ftoj bashkëqytetarët dhe shqiptarët në çdo cep të Malit të Zi, që me votën e tyre të lirë të vendosin për fatin e tyre duke votuar Koalicionin shqiptar “Bashkë nji za”.

Koalicioni shqiptar “Bashhkë nji za” përbëhet nga dy subjektet më të vjetra në Mal të Zi, premton garanci për të ardhmen, si dhe një përfaqësim dinjitoz nëParlamentin e Malit të Zi në mandatin vijues.

Thjeshtësia, vizioni, optimizmi dhe dëshira për të bërë punë të mira na diferencon.

Posaçërisht në këto kohë ku vet Mali i Zi po ballafaqohet me trazira në fushën politike, duke shtuar edhe efektet e pandemisë Covid-19 e cila po sfidon fuqitë botërore, me krizen ekonomike dhe depresionin social si faktor pasues i pashmangshëm, është thelbësore që votat e shqiptareve në Mal të Zi të derdhen në favor të subjekteve shqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm