E martë, 3 Gusht, 2021

Abazoviq: Mali i Zi s’do të jetë as Sparta Serbe, as krahinë e Shqipërisë së Madhe

Duhet të lexoni

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Udhëheqësi i koalicionit parazgjedhor “E zeza në të bardhë” në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka kompromis me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe se ky vend mund të zhvillohet vetëm si shtet qytetar, i orientuar për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.

Abazoviq, në një konferencë për media, në Podgoricë, tha se statusi i anëtarit në NATO dhe pavarësia janë çështje të padiskutueshme për Malin e Zi.

“Nga këto postulate nuk do të lëvizet asnjë milimetër. Kush nuk e do një shtet të tillë, nuk mund të jetë partner i koalicionit ‘E zeza në të bardhë’. Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe as krahinë e Shqipërisë së Madhe, as e Serbisë së Madhe, as e ndonjë shteti tjetër”, tha Abazoviq.

Fronti Demokratik, tani pjesë e koalicionit opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” që, sipas rezultateve paraprake, e ka fituar shumicën e mandateve, e kishte kundërshtuar fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe kishte paralajmëruar se do ta rishikojë këtë çështje kur ta marrë pushtetin.

Abazoviq e përjashtoi mundësinë që koalicioni qeveritar pjesë e të cilit do të jetë koalicioni ‘E zeza në të bardhë’ të rishikojë marrëveshjet ndërkombëtare të Malit të Zi, përfshirë edhe atë për anëtarësimin në NATO.

“Këto janë obligimet tona ndërkombëtare. Nuk mund të ndërtojmë shtet serioz duke mos qenë seriozë në politikën ndërkombëtare. Kjo nuk do të ndodhë derisa të pyetet ky koalicion”, tha Abazoviq.

Ai theksoi se në kursin e politikës së jashtme të Malit të Zi nuk do të ketë ndryshime, por vetëm përmirësime të segmenteve në politikën e jashtme.

Abazoviq hodhi poshtë kategorikisht deklaratat e kundërshtarëve politikë se hyrja e koalicionit ‘E zeza në të bardhë’ në koalicion me Frontin Demokratik do të vë në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi.

“Do të doja të më shikonte në cilido malaz që mendon se dikush prej këtyre njerëzve, në çfarëdo mënyre, do ta rrezikojë sovranitetin. Ne kemi luftuar për këtë sovranitet. Ne ua kemi kthyer qytetarëve sovranitetin”, theksoi ai.

Dritan Abazoviq është shqiptar që ka arritur të bashkojë mbështetës të pikëpamjeve politike qytetare.

(r.m.)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë "Zajednicën" (asociacionin...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm