Fejzë Demiri, në moshë 23 vjeçare ka arritur të botojë 8 libra, duke filluar me shkrime e publikime autoriale që nga mosha 14 vjeçare. Matematikisht i bie që ai për çdo vit ka shkruar e botuar nga një libër. Kjo është një mrekulli, që flet për një autor, për një poet e shkrimtar që premton shumë për të ardhmen e letërsisë sonë kombëtare. Deri më tani ai ka botuar librat vijues: 1.Vargje përkushtuese I 2.Vargje përkushtuese II 3.Në detin e dashurisë e të thënies 4. Kur shpirti ka etje 5. Qirinj për dritë 6. Dhembje kohe 7. Vogëlushi im 8. Biseda shpirti me babën.
Shkrimtari 23 vjecar Fejzë Demiri, dita-ditës po vazhdon duke bërë emër në letërsi. Djaloshi nga Gjakova, me shkrimet e tij tashmë ka kaluar kufijtë shqiptarë. Krijuesi Demiri, edhe pse i ri në moshë ka arritur një bagazh të madh letrar. Veçantia e Demirit qëndron në shkrime të thella që kanë një mendim tejet të arrirë dhe filozofik.
Veprat e tij janë udhërrëfyes për breza të tërë se si duhet të veprojmë kur gjendemi në udhëkryqet e jetës. Poet dhe shkrimtarë nga vendi dhe bota kanë fjalë tepër premtuese për Demirin, si një i ri që po ec gradualisht por sigurt drejt majave të suksesit. Me punën e tij inventive krijuesi Fejzë Demiri, vazhdon të jetë shembull për gjenerata të tëra se si duhet punuar me ngulm drejt asaj që synojmë dhe dëshirojmë të arrijmë.
Është përkthyer në Itali, Amerikë, Meksikë, Peru dhe Spanjë.