E diel, 29 Nëntor, 2020

Genc Nimanbegu: Do të flasim me partitë e pakicave për pozicionim tonë në Mal të Zi

Duhet të lexoni

Abazoviq: Mali i Zi s’do të jetë as Sparta Serbe, as krahinë e Shqipërisë së Madhe

Udhëheqësi i koalicionit parazgjedhor “E zeza në të bardhë” në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka...

“Bashkë nji za”

Nga Bijondina Mehmedi Anëtare e Këshillit Qendrorë të Unionit Demokratik të Shqipëtarëve, Dega Ulqin   Me afatin e fundit për dorëzimin e...

Rritet numri i rasteve me koronavirus edhe në Malin e Zi, 120 të infektuar në total

Numri i rasteve me koronavirus në Malin e Zi ka shkuar në 120 pas konfirmimit të 11 raste të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Pas disa dekadash, ndiejmë se jemi diskriminuar në sferën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, kështu që unë mendoj se Mali i Zi do të ketë një pozicionim të ri në rajon, kështu pohon ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu.

Në ditët në vijim, Nimanbegu pret të takohet me një koalicion tjetër shqiptar dhe partitë e tjera të pakicës, ku do të diskutohet rreth pozicionimit të shumicës, tha ai për vijesti.

Kur u pyet se si e shihni konfigurimin e shumicës së ardhshme në Malin e Zi, Nimanbegu u përgjigj se ky do të realitet i ri, por do të vazhdohet rruga euro-atlantike.

“Ky do të jetë një realitet i ri dhe ky realitet do të ketë sfida në drejtim të integrimit Atlantik dhe Evropian, sepse fakti që blloku pro-serb fitoi 37 vende është një rritje e madhe. Kjo do të thotë se Mali i Zi do të ketë ndryshime që do të kenë një pozicionim të ri në shumë çështje dhe ne si faktor shqiptar në Mal të Zi, do të bëjmë gjithçka për të siguruar marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe vazhdimin e integrimit euro-atlantik”, tha ai.

Fokusi i debateve kryesore në fushatë ishte në gjendjen ekonomike dhe papunësi dhe këto janë sfidat për qytetarët e Malit të Zi.

“Pas disa dekadash, ne ndiejmë diskriminim, veçanërisht në sferën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, kështu që unë mendoj se Mali i Zi do të ketë një pozicionim të ri në rajon, por kjo është diçka me të cilën do të përballemi”, tha ai.

Theksojmë se bazuar në 98.55 për qind të mostrës së përpunuar të materialit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi njoftoi të hënën rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të cilave, Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviq, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32.54 për qind të votave.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë” më 5.57 për qind, Socialdemokratët më 4.09 për qind, Partia e Boshnjakëve më 3.81 për qind, Partia Social-Demokrate më 3.14 për qind, Lista Shqiptare më 1.61 për qind dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” më 1.16 për qind. tlg

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në detaje, e jo të shprehem...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të vendit për ta luftuar virusin...

Dita ndërkombëtare e fëmijëve jetim. Bushati: Prioritet i Qeverisë shqiptare

Ne kuader te dites nderkombetare te femijeve jetim, kryetari i PS Tiranes, Ervin Bushati, zhvilloi nje vizite ne qendren komunitare “Gonxhe Bojaxhi”. Nen nje atmosfere...

Koço Devole… Të tillë autorë të humorit, gjithnjë janë të rrallë.

Mësova me dhimbje lajmin e vdekjes së aktorit e autorit të humorit shqiptar, Koço Devoles, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në...

Më shumë artikuj të ngjajshëm