Karton të kuq Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!?

Shkruan: Refiqe R.Hamiti

Këta të marrin edhe në Amerikë, me kriju drama , me kriju dashuri të rrejshme dhe me shfrytëzu rastin me ua lënë fajin popullit që fle, të cilët nuk e prekun kokën m’u lodh, por vrasin çdo ditë me budallakit e tyre të tepruara.
Kur prietar i Kosovës ishte Ibrahim Rugova ,në Amerikë nuk shkonin kalaveshat me gra e fëmijë por burrat e dijës dhe konopit.
E këta gilipterat, këta i kanë vra për së gjalli burra më të mëdhenj, me hile e pazare me ardhë këtu ku janë ,e s’po e vrasin Kosovën!
Vrasja e burrave të mëdhenj të Kosovës ish fore po thonë ; ashtu edhe po del, foret e SHIK-ut dikur i hante aksham pazari. Sot e vrejta që SHIK-u ” nuk ka egzistue”!
Faleminderit popullit që ka besue!
Faleminderit për çka!
Pra që ka besue se këta ishin kanë krejt SHIKA veç rolin viktimizues e kanë orkestruar sipas kohës dhe vendit.
Në çdo cep po zhvillohen polemika dhe debate politik.
Albini është brilant.
Gjakftohtësia e tij ia “plas”zemrën njeriut dhe krejt votuesve të tij”.
Popullit për shumë çaste i humb ”shqypja”.
Sot në vend që të qetësohet politika e tredhur nga populli ,neve po na i prish nervat qetësia e Albinit, krejt politikanëve të Kosovës po i ndodhe e kundërta, nga qetësia e Albinit bëhen nervoz. Nervoz populli kurr, veç politika ka marr yrysh me shkatrrue çdo gjë . E Albini po reformohet me kartonin e kuq.
Tash çka me ba?
A me ia dhënë fjalën Albinit, e pastaj për inat me u nervozue ,ose populli ,ose politika dhe me i dhanë vetes të drejtë ,e neve dikur me i ra pishman për “as hile ,e as sherr”
Fantazi!
Dikur më pëlqente aftësia e Albinit që (pa e ngritur tonin), me gjakftohtësi na e nxente gjakun , na nervozojke , na e zbulonte gjaknxehtësinë dhe impulsin se si na rrehte zemra shumë për Kosovën , bëhej dagon i politikëbërjes ditore, të përfshirë nga korrupsioni e faqe të zeza.
Nuk është problemi vetëm te korrupcioni dhe politizimi i institucioneve të pavarura të Kosovës, problem është edhe më i madh, Institucionet e Kosovës jo veç ato të pavarura por fund e krye ku ka Institucione të Kosovës janë të pushtuar nga njerëzit e paformuar dhe të paditur, nga politikana “qyqana dora vet”, me nerva dhe me emocione.
E kush nuk pëlcet nga kjo lojë politikanash!
Albini po hesht ,po duket shumë i qetë
thuajse s’po i ndodhë asgjë rreth tij dhe thuajse ai është vetë koha, prandaj atij nuk i bëhet vonë.
Qetësia e tij dhe e folura pa emocione, po më dhemb .S’di a është qetësi e vërtetë apo false, a është cinizëm a çka është, por çfarëdo lloj qetësie që të jetë e heshtura e tij pastaj pak e folura e tij njëtrajtëshe dhe me zë të ulët, njejtë sikurse e popullit ” ua ka humbur qetësinë të gjithëve”. Gjaku na vlonë, a qetësin e kemi fut thellë në pabesi.
P.S.
Albin Kurti e ka zënë trenin e fundit kur e ka ndryshuar mënyrën e protestës.
Vjosa Osmani e ka zënë trenin e fundit kur e ka mendue ndryshimin me dal nga LDK e Isa Mustafës
Që një popull është gjallë dhe ndjen, e tregon gjallërinë e tij vetëm duke shpurdhur, me protestë.
A ka ndonjë Albin apo ndonjë Vjosë që mos ta
ruajn qetësin sot ?
Po të na e rindezin shpirtin,trupin dhe kokën si dikur në kohën e Ibrahim Rugovës. Sepse Kosova po zhbëhet nga dashuria e zbehur e politikanëve të shitur për pesë pare, këta së kanë tru ,këta edhe thonin e gishtit të vogël të këmbës , e kanë borxh.