Ngritet përsëri lakorja e shifrave të viktimave dhe të sëmurëve nga COVID-19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bderi të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 të sëmurë nga COVID-19.
Në të njëjtën kohë, nga 534 mostra të testuara janë regjistruar 147 raste të reja të të infektuarve.
Në komunën e Prishtinës janë regjistruar38 raste të reja pozitive, në komunëb e Podujevës 19, në komunën e Mitrovicës 14, në komunën e Gjilanit 9, në komunën e Ferizajt 8, në komunën e Prizrenit 6, në komunat e Dragashit, Fushë Kosovës, Pejës dhe Vitisë nga 5, në komunat e Drenasit, Lipjanit e Skenderajt nga 4, në komunat e Gjakovës, Kamenicës, Kaçanikut, Malishevës dhe Vushtrrisë nga 3, në komunën e Shtimes 2 dhe në komunat e Hanit të Elezit, Obiliqit, Rahovecit dhe Suharekës nga 1 rast.
Po gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë të sëmurë nga COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, prej konfirmimit të rasteve të para pozitive me COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 13.601 të infektua. Prej tyre, 533 kanë vdekur, 9.792 janë shëruar, kurse 3.276 raste janë aktive.
(r.m.)