Nga Fejzo Subashi
Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe drejtimin e këtij institucioni. Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk do të jetë një institucion vetëm i bujës dhe zhurmës mediatike.
Ai kërkon tē sjellë, të fusë një frymë dhe praktikë ndryshe nga ajo që kemi parë të shikojmë rëndomtë në institucione tona, qofshin edhe ato kushtetuese, të cilat megjithëse në parim janë larg politikës, por në realitet janë pjesë e politikës dhe në shërbim të politikës.
Prof. Shehu, ja ka bërë të qartë dhe të ditur tashmë, klasës politike, ligjvënësve, se KLSH-ja, do të jetë një institucion, i cili do të kaloj në filtër të fort gjithë operacionet, veprimet dhe sjelljen e institucioneve publike dhe jo publike, në lidhje me përdorimin, menaxhimin dhe kontributin e taksave të qytetarëve Shqiptarë
KLSH-ja, është si një institucion i pavarur kushtetues i destinuar që ti shërbejë; qytetarëve, ligjvënësve, si dhe gjithë palëve të interesuara në mënyrë të vazhdueshme, të paanshme dhe të plotë, për veprimin, rolin dhe përgjegjshmërinë, që qeveria dhe entet publike kryejnë në lidhje me përdorimin e kontributit të taksapaguesve shqiptarë. KLSH-ja do synoj me kontributin e saj, në përputhje me objektin e veprimtarisë të fushës së veprimit , për përmirësimin e qeverisjes në të gjitha nivelet, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.
KLSH-ja do të jetë një institucion model, që jo vetëm nëpërmjet veprimtarisë, funksionale, por edhe përmes shembullit të saj, do të synoj; që të nxitë rritjen e përgjegjshmërisë, transparencës, dhe përdorimit me efektivitet, dhe ekonomicitetdhe shumë efiçëncë të pasurisë publike. Gjithashtu nga ana tjetër do të arrijë, që nëpërmjet punës së tij, t’iu kthej integritetin dhe besimin e publikut tek institucionet publike, të cilat duhet të jenë vlerë e shtuar për shoqërinë, ku rezultantja do të sjellë ndryshim në jetën e qytetarëve. Prof. Arben Shehu do ta kryejë detyrën e Kryetarit të KLSh-së me besim të plot, duke e mbështetur atë në tre shtylla kryesore si : integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë profesionale dhe me standarde të audituesve të KLSH-së Ndjeshmëria e opinionit publik dhe domosdoshmëria për të luftuar korrupsionin është një tjetër objektiv dhe qëllim që i ka vënë vetes kreu i KLSH-së. Nëpërmjet filtrave të auditimit synon rritjen e bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve, për forcimin e rolit, rritjen e ndikimit të aktivitetit për secilin institucion, në parandalimin e korrupsionit dhe abuzimeve nga administrata publike. Arritja e kësaj e cila konsiderohet si teje i rëndësishëm, realizohet mbi bazën e një bashkërendimi të aktiviteteve, të institucioneve nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi, nëpërmjet thellimit të përpjekjeve për forcimin e pavarësisë së institucionit të KLSH-së, nëpërmjet auditimeve të paanshme dhe objektive. Filtrat e auditimit të cilat do të jenë nga më profesionalët, korrekt dhe shumë larg fenomeneve korruptiv, do të jenë edhe për vetë audituesit e këtij institucioni, për të realizuar një produkt të pastër siç duhet dhe dëshirojnë taksapaguesit Shqiptar.
Një rol të madh në filtrat e auditimit, për ta kryer sa më mirë misionin e këtij institucioni, do kenë edhe personalitet, profesionistët, organizmat dhe organizatat e ndryshme, por që nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të fondeve dhe taksave të taksapaguesve Shqiptarë. Prioritet i Prof Arben Shehu nëkrye të KLSH-së është edhe përmbushja e rekomandimeve të Progres-Raportit të BE-së, për zbatimin e plotë të standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit, përmirësimin e cilësisë së auditimit.
Prioritet i Prof Arben Shehu në krye të KLSH-së, në lidhje me aktivitetin dhe veprimtarin e këtij institucioni, do të jetë shumë i hapur, transparent dhe bashkëpunues me mediat, për të bërë publike , brenda normave dhe ligjeve, çdo auditim dhe filtër auditimi, por jo për të bërë thjeshtë zhurmë mediatike, por për të treguar rolin dhe vlerat e këtij institucioni.