E diel, 25 Tetor, 2020

Shkatërroi bandat e ’97 e arrestoi dhjetra kriminelë, shkarkohet nga detyra pa drejtësisht polici Arben Frashëri

Duhet të lexoni

Belinda Balluku si një mundësi ndryshe për Kombinatin dhe njësinë 6

Nga Marjon Gorica Zonja të prirura drejt karrierës të cilat ndër vite janë ngritur në detyrë si shkak i punës...

Propagandoni për mos përdorimin e maskave, e këtej dizinfektoni vilat luksoze. Çfarë faji ju ka populli?

Nga Marjon Gorica Pikërisht sot, në kulmin e një pandemie globale ku të gjithë së bashku duhet të bëhmi një...

Covid 19 prek deputeten Gjylameti: Falenderoj gatishmërinë e stafit mjekësor!

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid 19 vazhdon të mbaj shifra rekord, duke mos kursyer asnjë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Vettingu  ka prekur dhe efektivë të cilët mbahen mend për sakrifica të denja në rradhët e Policisë së Shtetit.

Si shkak i këtij ‘gjykimi’ është shkarkuar nga detyra drejtori i SHÇBA për Fierin dhe Beratin Arben Frashëri.
Por a ka qënë i drejtë ky vendim? Në një postim dedikuar punës dhe karrierës ndër vite të Arben Frëshërit, gazetari Ferdinand Dervishi e quan si një veprim abuziv, duke e cilësuar se vetting në polici po ndërmerret nga injorantët.

POSTIMI I PLOTË:

Mediat po shpërndajnë një lajm sipas të cilit Arben Frashëri, një personazh i njohur sidomos për gazetarët, është viktima e radhës e vetingut në radhët e policisë. Ai nuk ka justifikuar 20 milionë lekë të vjetër të blerjes së një shtëpie 1+1, që ka në Tiranë, si të vetmen pasuri të tij (27 milion të vjetër me gjithë rraqet).

Saktësisht Arbeni nuk ka mundur të vërtetojë të ardhurat si emigrant në Greqi, ku ka punuar, bashkë me gruan, për një periudhë 3-vjeçare para vitit 1997.

Në këtë moment pyetja ulëritëse që më godet në kokë është: More, po këta njerëz që kanë punuar gjithë jetën për shtetin a duhet të kenë një shtëpi, apo duhet të jetojnë me qira?

Ndërsa ai që më shokon krejtësisht është fakti se në gjithë ata që vazhdojnë të japin kontributet e tyre në Policinë Shqiptare, unë nuk njoh një të dytë si Arben Frashëri.

Ai ka merita si askush tjetër në vendosjen e rendit në Berat gjatë pjesës së dytë të vitit 1997 dhe më tej, si pjesë e Krimeve të Rënda, është mbase polici që ka hetuar e rrasur në burg më shumë se kushdo tjetër banda e elementë kriminalë, qofshin të fortë sa grupi i Alferd Shkurtit në Lushnjë, apo ai i Lulzim Berishës në Durrës e kështu pa fund. Me pak fjalë Arbeni është nga të rrallët shqiptarë që gjithë jetën ka punuan për shtetin dhe jo per xhepat.

Për mua, nëse ka një polic hero në Shqipëri, është vetëm Arben Frashëri. Këtë e kam pohuar dhe do vazhdoj.

Po tani? A kam të drejtë të mendoj se vetingu në polici po ndërmerret nga injorantët, apo më keq akoma, po influencohet nga bandat????

Në fakt shembullin e një tjetër vetingu të dështuar e kemi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Belinda Balluku si një mundësi ndryshe për Kombinatin dhe njësinë 6

Nga Marjon Gorica Zonja të prirura drejt karrierës të cilat ndër vite janë ngritur në detyrë si shkak i punës...

Propagandoni për mos përdorimin e maskave, e këtej dizinfektoni vilat luksoze. Çfarë faji ju ka populli?

Nga Marjon Gorica Pikërisht sot, në kulmin e një pandemie globale ku të gjithë së bashku duhet të bëhmi një zë, për të luftuar me...

Covid 19 prek deputeten Gjylameti: Falenderoj gatishmërinë e stafit mjekësor!

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid 19 vazhdon të mbaj shifra rekord, duke mos kursyer asnjë grup moshë. Një nga personat që...

Shfaqet Fatos Nano, ja politikani që i rri përkrahë: Miqtë e vjetër nuk të lodhin kurrë.

Ndonëse lideri historik i së majtës shqiptare Fatos Nano është larguar nga jeta publike, shpesh herë shumë njerëz janë të interesuar në lidhje me...

Super komedia me super aktorët, shfaqja që nuk duhet humbur!

Nga Marjon Gorica E çfarë më mirë se pak humor në këto kohë të vështira që po jetojmë do të na bënte mirë? Ndonëse situata e...

Më shumë artikuj të ngjajshëm