E diel, 25 Tetor, 2020

Konviktet gati për të pritur studentët, drejtoresha e RSU2 Zhanina Dapi: Siguri për studentët duke respektuar masat anti Covid pa ndikuar tek xhepat e tyre

Duhet të lexoni

Belinda Balluku si një mundësi ndryshe për Kombinatin dhe njësinë 6

Nga Marjon Gorica Zonja të prirura drejt karrierës të cilat ndër vite janë ngritur në detyrë si shkak i punës...

Propagandoni për mos përdorimin e maskave, e këtej dizinfektoni vilat luksoze. Çfarë faji ju ka populli?

Nga Marjon Gorica Pikërisht sot, në kulmin e një pandemie globale ku të gjithë së bashku duhet të bëhmi një...

Covid 19 prek deputeten Gjylameti: Falenderoj gatishmërinë e stafit mjekësor!

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid 19 vazhdon të mbaj shifra rekord, duke mos kursyer asnjë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Universitet pritet të hapin dyertë për të pritur studentë nga 2 nëntori, ndërkohë që dhe konviktet janë duke u përgatitur me qëllim përmbushjen me rigorozitet të masave dhe protokollit anti Covid.

Në lidhje me ndryshimet që kanë pësuar rezidencat studentore dhe masat që kanë marrë në lidhje me situatën e pandemisë, drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare Nr.2, Zhanina Dapi është shprehur së këto mjedise janë gati për të pritur studentë, duke përmbushur me përpikmëri protokollin e caktur nga Ministria e Shëndetësisë, duke krijuar mundësi dhe komoditet për studentët, por mbi të gjitha pa u cënuar apo rënduar mbi xhepat e tyre.

E pyetur në Fax News nga gazetarja Denisa Ruzi në lidhje me mënyrën e organizimit përgjatë kësaj kohe, referuar situatës në të cilën ndodhemi, drejtoresha e RSU2 është shprehur:

‘Pas njoftimeve zyrtare të bëra në dhe ne si rezidencë studentore kemi marrë masa me qëllim krijimin e ambienteve sa më komode për studentët, me qëllim ofrimin e një qëndrese sa më të sigurt për ta.
– [ ] Referuar dhe protokolleve të caktuara kemi riparë qëndrimin e studentëve nëpër dhoma duke u mundur të krijojmë dhe hapësirat e duhura për studentët, duke reduktuar numrin e tyre, nga tre studentë në dhomë duke i lënë në dy dhe nga katër në tre.’
Ndërkohë e pyetur prej gazetares në lidhje me tarifën e akomodimit, a është e njëjta me një vit me parë apo ka ndikuar pandemia në lidhje me ndryshimin e çmimit, ajo është shprehur:

‘U munduam që ta përballojmë problemin financiar me veten tonë dhe mos të ndikonim tek studentët. Çmimet e akomodimit vazhdojnë të qëndrojnë të njëjta, të përllogaritura që studenti ta ketë mundësinë ta përballojë ekonomikisht këtë tarifë. Jemi munduar të japim lehtësira për studentët të cilët janë me asistencë sociale duke ju ofruar mundësira të ndryshme në lidhje me pagesën.’

Gjithashtu drejtoresha e rezidencës studentore ka bërë dhe një apel në lidhje me zbatimin rigorozisht të masave anti covid të pëcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë:
‘I mirëpresim studentët sikur të jenë në shtëpinë e tyre duke e menduar si një shtëpi të dytë, të përqasin rregulloren e pëcaktuar duke qënë dhe korrekt me masat të cilat tashmë dihen se kush janë.
Me kushtet që ne kemi krijuar nuk besoj se do kemi probleme në vazhdimësi përgjatë qëndresës së tyre.’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Belinda Balluku si një mundësi ndryshe për Kombinatin dhe njësinë 6

Nga Marjon Gorica Zonja të prirura drejt karrierës të cilat ndër vite janë ngritur në detyrë si shkak i punës...

Propagandoni për mos përdorimin e maskave, e këtej dizinfektoni vilat luksoze. Çfarë faji ju ka populli?

Nga Marjon Gorica Pikërisht sot, në kulmin e një pandemie globale ku të gjithë së bashku duhet të bëhmi një zë, për të luftuar me...

Covid 19 prek deputeten Gjylameti: Falenderoj gatishmërinë e stafit mjekësor!

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid 19 vazhdon të mbaj shifra rekord, duke mos kursyer asnjë grup moshë. Një nga personat që...

Shfaqet Fatos Nano, ja politikani që i rri përkrahë: Miqtë e vjetër nuk të lodhin kurrë.

Ndonëse lideri historik i së majtës shqiptare Fatos Nano është larguar nga jeta publike, shpesh herë shumë njerëz janë të interesuar në lidhje me...

Super komedia me super aktorët, shfaqja që nuk duhet humbur!

Nga Marjon Gorica E çfarë më mirë se pak humor në këto kohë të vështira që po jetojmë do të na bënte mirë? Ndonëse situata e...

Më shumë artikuj të ngjajshëm