Nga Marjon Gorica
Në kohët e fundit i jam përkushtuar tërësisht një literature e cila lidhet me qeverisjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ju referuar procedurës nga mënyra përzgjedhjes së senatorëve, roli i tyre, te marrëdhëniet më Presidentin.
E gjitha kjo lidhet dhe me një analizë të cilën do ta sjell më të zgjeruar ditët në vijim, por pa diskutim përpara procesit zgjedhor të nëntorit, ku Trump pritet të vazhdoj të qëndroj në të famshen ‘Shtëpia e Bardhë’, për të drejtuar nga aty për një mandate të dytë Shtetet e Bashkuara.
Është e rëndësishme për të gjithë që përzgjedhja të bëhet sipas meritokracisë, me qëllim pasjen e një shteti i cili të ketë avancime, kryesisht në aspektin financiar.
Kur vjen puna për të zgjedhur dikë i cili do të duhet të drejtoj shtetin për disa vite me rradhë, të gjithë duhet të hedhim njëherë sytë nga vetja, e më pas tek ai. Pra duke e lidhur me atë cfarë ne kemi të nevojshme, cfarë duhet të ndryshoj, e më pas të hedhim sytë tek kandidatët për të parë cfarë pritet të bëjnë apo cfarë kanë bërë deri më tani, rasti në fjalë i Presidentit actual.
Bindja ime për Trump, është forcuar më tepër gjatë periudhës së pandemisë, aty ku dhe besova dhe vërtetova që ky është një faktor i madh dhe dominues i cili do t’i japi Donald Trump një dorë të rëndësishme që komuniteti i gjerë ti besoj sërish drejtimin e Shteteve të Bashkuara.
Kam parë përgjatë kësaj kohe një organizim nga ana e tij dhe e kabinetit Trump, për mos krijimin e një krize ekonomike e cila më pas do kthehej në sociale, e pa diskutim që do të rëndonte shumë herë me keq tek populli, madje duke cuar dhe në një ‘përplasje’ të madhe midis tyre, por që me menaxhimin e financave dhe ndihmesën e madhe që i dha komunitetit, Trump ka arritur të marri pëlqimin e tyre.
Ndaj jam i bindur që ky faktor, e kjo situatë do t’i jap Donald Trump mandatin e rradhës.