E martë, 18 Maj, 2021

A keni vajza, gra e motra? E tillë është dhe Elisa!

Duhet të lexoni

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi...

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Marjon Gorica

Nuk e shihja të arsyeshme të shkruaja një shkrim të tillë përsa kohë një person pjesë e politikës, mund të përballet me shumë ‘fenomene’,  dukuri këto të cilat në politikat demokratike duhet të kenë dhe një ‘kusht’ limiti deri ku shkojnë, por sic duket mllefi i madhë ndaj një karrieriste në politikë, tejkalon cdo kufi, duke humbur dhe disa norma etike. Fatkeqësisht kjo ndodh në vendin tonë.

Kohët e fundit kam parë në rrjetet sociale, por edhe në media, disa individë me poste të larta të cilët tejkalojnë normat etike të komunikimit në publik, për figurën e një femre, e konkretisht të Elisa Spiropalit.

Elisën e kam takuar në disa aktivitete e përshëndetur në holle televizionesh,  por nuk e njoh personalisht në rrethana të tjera, ndaj dhe ky nuk është një shkrim ‘qoke’, por është mesazhi i një të riu që admiron kur sheh që në këtë vend bëhesh dikushi, si shkak i punës dhe përkushtimit, këmbënguljes dhe vullnetit. Jam i bindur që shumë persona mendojnë njëlloj si unë, ashtu sic jam i bindur që dhe Elisa dikur e ka nisur karrierën  saj si një aktiviste politike, por që është identifikuar në bazë të punës dhe angazhimit të dhënë, e mbi të gjitha vullnetit për të ecur përpara, për të ndikuar në një vend për të bërë më të mirën e mundshme dhe pse e mira s’ka fund.

Kur shoh në gojën e disa analistëve, politikanëve apo në postimet e disa faqeve të cilat kanë një audiencë të caktuar në rrjetet sociale, fyerjet apo komunikimin e ‘ashpër’ që përdoret ndaj figurës së saj, mendoj, nëse kanë vajza në shtëpi, motra, gra apo të afërm të tyre?

Përse këto komunikime, debate, diskutime serviren në mënyrë të tillë sot, e cili është mesazhi që i japim një brezi i cili ka shpresën për të qëndruar këtu, ata të cilët e shohin të ardhmen dhe pjesë të politikës, pikërisht ata që janë rritur si Elisa me forcat e veta, e jo si fëmija e një prindi të pushtetshëm, i cili e ka rrugën gjysmë të ngritur, e pozicionet ku të dëshiroj.

Pse jo në sytë e shumë të rinjve sot, Elisa të jetë shembulli i një suksesi i cili arrihet me punë e përkushtim, i pa ndaluar e kushtëzuar nga faktorë të jashtëm të cilët gjithnjë tentojnë vetëm të të prishin imazhin, duke të tjetërsuar personalitetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare...

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më vonë “Sikur të isha djalë”...

Letra e një të panjohure

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Dashuria është një ndjenjë e pastër që shumë shkrimtarë rreken ta përcjellin në mënyra të larmishme e sa më...

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare Euro Rrasa Fakulteti i Arteve të Bukura Programi – Skulpturë Universiteti i Arteve, Tiranë

Më shumë artikuj të ngjajshëm