E martë, 18 Maj, 2021

Irfan Hysenbelliu, si vlerë e shtuar jo vetëm e botës së biznesit, por edhe e  Deshnicës, Këlcyrës dhe gjithë Përmetit

Duhet të lexoni

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi...

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga FEJZO SUBASHI

Nuk besoj, se ka njeri që të mos ketë dëgjuar për një nga biznesmenët më të suksesshëm të  botës së biznesit në Shqipëri për Z. Irfan Hysenbelliu. Fusha e veprimtarisë së biznesit të  tij është e shtrirë thuajse në të gjitha kapilarët e ekonomisë. Ai me investimet dhe biznesin e tij sot është prezent në fushën e medias, ndërtimit, turizmit, agroturizmit, ushqimit tëdhe shumë e shumë të tjera..

Shpesh herë thuhet  dhe përflitet, se ai ka suport politikën, apo klasën politike, por në realitet është krejt ndryshe, pasi është politika dhe aktor të veçantë të politikës që kanë përfituar nga suksesi i tij, sidomos duke shfrytëzuar dhe referuar  origjinës së tij.Nuk është ky qëllimi i këtij  opinioni, as në lidhje me portretin e tij,as me staturën në cilësinë e biznesmenit apo investitorit.

Ajo që më detyron të hedh këto rreshta është fakti se, ai suksesin e tij në biznes e ka falë edhe origjinës, po ta shikosh me vëmendje pemën gjenetike dhe historinë e veprimtarisë tregon dhe flet  me fakte për vërtetësinë e këtij argumenti. Një origjinë, një histori që flet shumë dhe bën krenar jo vetëm Irfan Musabellinë, por edhe në dëshnicarët e Bashkinë Këlcyrë dhe gjithë Përmetin.

Rrënjët pema e tij gjenetike i ka nga fshati Vinokash i Parë i Dëshnicës e cila është pjesa territoriale e Bashkisë Këlcyrë, ku nuk është e lehtë të bësh dhe të shkruash historinë e këtij fshati dhe kësaj treve, pasi ka një histori cilësore dhe me shumë vlera.

Kemi të bëjmë më një trevë dhe fshat ku shquhet për njerëz të spikatur në fusha të ndryshme dhe jo vetëm nga fise të veçanta, por thuaj gjithë fiset e këtij fshati kanë vlera  dhe me histori të madhe. Kontributi dhe vlerat e mëdha të njerëzittë shquar të këtij fshati dhe treve, kanë bërë që nëmemorien e tëgjithëvetë mbeten mbiemrat,si Vila. Memishaj, Harka, Çela, Anxhakët etj.. dhe ti gjejmë të shpërndara në të katër anët e Vendit dhe në botë,  ….

Kjo trevë jo vetëm mbi bazën e gojëdhënave dhe legjendave,por edhe në mbi bazën fakteve e historisë, është pjesë e historisë dhevlerave shumë tëmëdha, jo vetëm për Bashkisë Këlcyrë, por për gjithëPërmetin dhe Vendin.

Irfani Hysenbelliu është pinjoll i fisit Vila, pasardhës i shumë burrave dhe njerëzve të shquar të këtij fisi, në shumë fusha e veprimtari, në atë të luftës, të punës, të dijes dhe të penës, të tregtisë me në krye tëmadhin dhe të vetmin shkrimtar disident të kohës së komunizmit Kasëm Trebeshina (Vila). Irfan Hysenbelliu është kushëri i Kasëmit, por mbi të gjitha ai është nipi dhe pinjoll i Sali Vilës, i cili ishte jo vetëm një Be dhe familje bejlerësh, nga pasuria dhe origjina, por edhe një burrë i zgjuar, i mençur, tregtarë, i cili kishte fituar edhe nofkën Avokat. Ai gëzonte respektin, mirënjohjen dhe kishte mbështetjen jo vetëm të Vinokashit, por të gjithë zonës dhe më gjerë.Vështirë ti numëroj jo vetëm siemra, por e pa mundur të numëroj kontributin e tyre si fis në shumë fusha,sidomos atë të patriotizmit, dashurisë dhe përkushtimin për Atdheun, por edhe si nënpunësa të lartë në të gjitha nivelet të administratës shtetërore në gjithë historinë e Shtetit Shqiptar.

Historia e kontributit dhe e vlerave të tyre e gjejmë në të katër anët e Globit, në Amerikën e largët, Azinë dhe Evropën. Përveç vlerave në fushën e patriotizmit dhe historisë së Vendit, ata shquheshin edhe si punëtor, tregtarë dhe biznesmen të mëdhenj, ku sot nuk është thjeshtë legjendë, apo gojëdhënë, por Sali Vila ka bërë më djers e mund dhe ka ardhur me pasuri të madhe nga Amerika.

Ata shquhen si pjesëmarrës aktive dhe në mbrojtje të Vendit, kanë mbështetur dhe kas sakrifikuar për shtetin dhe pushtetin, por kurrë nuk janë pajtuar me abuzuesit e pushtetit, apo me regjimet e pushtetarëve në gjithë historinë e Shtetit Shqiptar. Besoj se nuk ka nevojë për argument kur flasim për Kasëm Trebeshinën dhe Sali Vilën, ku të dy u bënë kundërshtarët e drejtpërdrejtë të sistemit totalitar  dhe të vetë Enver Hoxhës.I përmenda shkurt dhe përciptas këto fakte të fisit Vila dhe të fshatit Vinokash të zonës së Dëshnicës  Bashkia Këlcyrë, për të thënë se,  jo fisnik lind dhe vështirë   të bëhesh, por edhe biznesmen i ndershëm dhe i suksesshëm nuk mund të bëhesh nëse nuk e ke në  soj dhe fis një gjë të tillë.Nuk jam i sigurt, por edhe emri i Irfanit dhe i Kasëmit janëtrashëgimori e pinjollëve tëemrave të paraardhësve të fisit Vila.

Sukseset e arritura sot nga Irfan Hysenbelliu, janë një pasqyrim i saktë i shpirtit luftarak, punëtor, i guximshëm dhe një njeriu vizionar si ai, por që pa dyshim kanë edhe një arsye më shumë duke ju referuar  historisë së trashëgimisë së tyre në lidhje me tregtinë dhe biznesin

Irfani dhe kompania e  tij sot, me rezultatet e sukseset e arritura, janë promotor të ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik, por edhe një kontribut i madh për  mijëra e mijëra familje Shqiptare.

Ndaj në jemi krenar që pinjolli i Vilajve të Vinokashit të zonës së Dëshnicës në bashkinë Këlcyrë, është sot jo vetëm një histori suksesi e Botës së biznesit, por edhe një vlerë e shtuar e fisit Vila, e fshatit Vinokash, e  Dëshnicë, e Bashkisë Këlcyrë dhe gjithë Përmetit, si dhe e Vendit. Ndaj ne jo vetëm jemi krenar për këtë pinjoll të suksesshëm dhe më shumë vlera, por kërkojmë ta promovojmë edhe si model e shembull për atë zonë. Ai është një model dhe vlerë për komunitetin e asaj zone

Duke e vlerësuar për suksesin e tij i themi mos u lodhësh kurrë dhe suksese të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se...

Urimi i ministres Belinda Balluku për Fitër Bajramin: Vatrat tuaja qofshin të lumtura e të begata!

Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ministrja Belinda Balluku ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare...

 “Sikur të isha djalë” dhe “Pse?”, psikologjia dhe tragjizmi i personazheve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Ishte viti 1935 kur botohej “Pse?” e Sterjo Spasses dhe vetëm disa muaj më vonë “Sikur të isha djalë”...

Letra e një të panjohure

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Dashuria është një ndjenjë e pastër që shumë shkrimtarë rreken ta përcjellin në mënyra të larmishme e sa më...

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare

Kompozim/Koka e prerë e Ali Pashait në kamare Euro Rrasa Fakulteti i Arteve të Bukura Programi – Skulpturë Universiteti i Arteve, Tiranë

Më shumë artikuj të ngjajshëm