E shtunë, 5 Dhjetor, 2020

Karta e Studentit/ Kërkesa dhe pajisja për një përdorim masiv të saj!

Duhet të lexoni

Botohet në Tiranë abetarja e dialektit arumun për pakicën arumune

Botimi i abetares së dialektit arumun është projekt që mbështetet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë- Departamenti për Rumunët...

Komuniteti Egos organizon kuvendin “Bullizmi në kohë pandemie”

Bullizmi është një nga fenomenet tepër prezent në shoqërinë tonë e që veçanërisht ndodh së tepërmi qysh në bankat...

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Marjon Gorica

Në fillimet e mia të aktivizimit në shoqërinë civile, diku 8 vite më parë e shihja kartën e studentit si një sfidë të cilët universitetet duhet të kalonin të parat duke pajisur cdo studentë me një kartë të tillë, jo vetëm si një mjet ‘identifikues’ që je student, por si një mundësi e mirë e marrjes së shumë shërbimeve të cilat ofrohen nga subjekte të ndryshme duke krijuar lehtësira financiare për të gjithë përdoruesit e saj.

8 vite më parë e shihja si dicka të pamundur, si dicka e cila do ishte vetëm objekt referimi nëpër tryeza, diskutime, konferenca apo dalje të ndryshme mediatike. Si një cështje për të qënë ‘kauzë’ e të promovuarit të atyre që dilnin e flisnin për të, e duke e lënë vetëm me kaq.  Një detyrë kjo e cila i takonte dhe normalisht i takon cdo universiteti ta bëj, por që sic duket neglizhenca dhe orientimi për të pasur synime të tjera, duke i kushtuar me tepër rëndësi karburantit apo automjeteve që kanë në pronësi i ka ‘detyruar’ ta shohin kartën e studentit si dicka pa interes për ta dhe pse përballë kanë mijëra të rinj të cilët e kanë sot si një mjet përdorimi tepër të nevojshëm.

Falë ndërhyrjes së Bashkisë Tiranë, për zgjedhjen e një rruge për t’i dhënë zgjidhje një cështje e cila fatkeqësisht është lënë pas dore për shumë kohë, sot jemi në një situatë tjetër. Situatë të cilën unë nuk munda ta kaloja në kohën kur isha në auditore.

E nisa këtë shkrim teksa shihja interesin e një grupi studentësh të cilët po pajiseshin me ‘Kartën e Studentit’.

Një shans i mirë i imi ka qënë fakti që më është dhënë mundësia që sot të jem më pranë studentëve, si një i ri i cili për vite me rradhë ka folur për të drejtat dhe detyrimet, e sot si një person që jam përballë tyre. Fakti që më ka bërë më tepër përshtypje është kërkesa e tyre për pajisjen me një mjet të tillë i cili realisht i ka ndihmuar të marrin shërbimet e duhura në kohë, pa kosto e pa burokracira, duke qënë i bindur që përsa kohë ky mjet është me dëshirë dhe tërhiqet në kohë reale nga cdo student, do të thotë që interesi i vazhdueshëm nxjerr në pahë mirë përdorimin dhe aksesimin që ju ka dhënë karta studentëve.

Sot nëpër fakultete e rezidenca studentore gjejmë disa të rinj që punojnë për të pajisur studentët me kartë e cila menaxhohet mjaft mirë nga Agjencia e Rinisë në Bashkinë e Tiranës. Ndaj jam i bindur që sot mund të themi plotësisht se një nevojë tepër e rëndësishme e studentevë është garantuar plotësisht, ndërsa për shërbimet e pafundme që janë në funksion të saj, si shërbime publike dhe private, e kam të pamundur ti rendis për nga sasia, por që mund të shihen lehtësisht në rrjetet sociale apo faqe online të dedikuara pikërisht për mjetin e duhur për studentët.

Realisht më vjen mirë teksa shoh interesin e këtyre të rinjve kur shkojnë nëpër sportelet përkatëse dhe pajisen me kartë e studentit, atë të cilën unë kur isha student nuk e kisha.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Botohet në Tiranë abetarja e dialektit arumun për pakicën arumune

Botimi i abetares së dialektit arumun është projekt që mbështetet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë- Departamenti për Rumunët...

Komuniteti Egos organizon kuvendin “Bullizmi në kohë pandemie”

Bullizmi është një nga fenomenet tepër prezent në shoqërinë tonë e që veçanërisht ndodh së tepërmi qysh në bankat e shkollës si dhe në...

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për ndryshimin e kompetencave të Presidentit,...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në detaje, e jo të shprehem...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të vendit për ta luftuar virusin...

Më shumë artikuj të ngjajshëm