Nga Marjon Gorica
E çfarë më mirë se pak humor në këto kohë të vështira që po jetojmë do të na bënte mirë?
Ndonëse situata e kësaj pandemie globale nuk po stabilizohet, kush secili nga ne ka nevoj pak për ndryshim humori, të shohi e përjetoj dicka ndryshe e pa disktutim të kaloj disa orë duke qeshur e duartrokitur në skenën e teatrit përpara një shfaqje me actorë vërtetë të talentuar.
E kur flitet për humor, kush shfaqje tjetër mund të jetë përvec Boeing-Boeing, ku të qeshurat pa fund të shoqërojnë përgjatë gjithë komedisë, e cila luhet nga aktorët: Gentian Zenelaj, Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fili, me regjinë e mjeshtrit Kico Londo.
Komedia francez ‘Boeing Boeing’ ka pasur suksese në të gjitha skenat ku është vendosur, po ashtu dhe në Shqipëri, ku mund të themi që është komedia më tepër e ndjekur dhe e vënë më shpesh në skenë prej disa vitesh tani më.
Komedia rikthehet për publikun dhe ditën e sotme më datë 24, ora 18:30 në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve.