Nga Marjon Gorica
Zonja të prirura drejt karrierës të cilat ndër vite janë ngritur në detyrë si shkak i punës dhe përkushtimit, duke kërkuar më të mirën e në plotësim të objektivave të paracaktuara, janë një avantazh i mirë kur vendosen pranë komunitetit, për të qënë pranë tyre si përfaqësues, por edhe si suportues, duke ju ardhur në ndihmë një shoqërie e cila përbëhet nga shtresa të ndryshe e target grupe jo të njëjtë.
Vendosja nga strukturat e Partisë Socialiste të znj.Belinda Balluku si e deleguar politike në njësinë 6 është një organizim i mirë menduar.
E caktuar pikërisht në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Pa diskutim që njësia 6 mori tjetër qasje që me ardhjen e znj. Gjylameti, duke thyer tabun e ‘burrave’ përfaqësues në atë njësi, duke pasur një mirë organizim, e duke sjell rezultate të larta për të majtën në një territor i cili vitet e fundit është tej populluar dhe mund të jetë tepër e vështirë për tu menaxhuar.
Mund ta kemi parë Tiranën në shumë këndvështrime, ashtu si dhe shumë qytete të tjera. Sot njësitë e Tiranës janë pothuajse qytete të vecanta brenda territorit të saj, e kjo si shkak i numrit të lartë të banorëve që jetojnë nëpër këto njësi.
Kombinati historikisht është lagja e madhe e Tiranës, e cila ka në përbërje një numër të madhë individësh, por shumica të vendosur aty si autokton duke u trashëguar brez pa brezi, për dekada me rradhë.
Në këndvështrimin politik, Kombinati, ashtu sic na pëlqen të gjithëve ta quajmë njësinë 6, pavarësisht se shtrihet nga Unaza e Re, në Misto Mame e deri në Sharrë, është mbajtur si ai bastion i së majtës shqiptare. Dy ish ministra kanë qënë drejtues politik të kësaj njësie, nga Igli Toska tek Saimir Tahiri, e tashmë një tjetër minister vendoset aty për të marrë në dorë fatin e socialistëve.
Pritja e Belindës në njësinë 6 nga ajo që kemi vënë re është një qasje e duhur, e futur në ekipin e organizuar pothuajse tërësisht, me një drejtues këshilli socialist si Erind Bejko, me potencial e me një qëllim, për të punuar për transformimin tërësisht të një njësie e cila vërtet ka nisur të pësoj ndryshime vitet e fundit.
Si një ministre Belinda besojmë të gjithë që do të jetë më tepër e angazhuar pranë një komuniteti, pa ndasi partiake , por për të plotësuar të gjitha nevojat e mundshme, që nga rindërtimi i objekteve të dëmtuara prej tërmetit, tek infrastruktura rrugore, ku një potencial goxha i rëndësishëm tashmë s është dhe arteria e Tiranës, Unaza e Re.
Ky shkrim nuk vjen nga një i ri pjesë e medias apo gazetar, por si një i ri i rritur në njësinë 6, i dedikuar 25 vite të jetës sime në të, duke u munduar gjithnjë nga aktivizimi në shoqërinë civile, tek angazhimi në media për të bërë më të mirën për komunitetin tim, në një komunitet i cili vërtetë është i vecantë.