Nga Marjon Gorica
Pikërisht sot, në kulmin e një pandemie globale ku të gjithë së bashku duhet të bëhmi një zë, për të luftuar me armikun e padukshëm i cili po krijon influencë në trupat e shumë prej nesh, ne e neglizhojmë.
Neglizhojmë të mbrojmë veten, familjen, neglizhojmë të ruajm të afërmit e miqtë, neglizhojmë cdo gjë për arsye banale… Më vjen keq që e them kështu, por kështu është!
T’i referohemi rasteve konkrete, ashtu sic kujdesemi për veten…gjë e cila për fat të keq nuk ndodh. Nuk ndodh pasi një pjesë e konsiderueshme e jona i drejtohen vizitave mjekësore vetëm kur janë me problem të ndryshme, e jo t’i nënshtrohen kontrolleve periodike, gjë të cilën askush nga ne se bën, madje as unë që po flas për këtë gjë.
Por kjo është një tjetër temë, i përketë një cështje e cila kërkon ezaurim tjetër, e në të tjera rrethana, por që lidhet në mënyrë direkte me atë cfarë dua të vë në dukje gjatë këtyre rreshtave.
Më vjen keq teksa shoh disa persona publik dhe me influencë, të velur e ngopur nga pushtet e kaluara ndër vite, të pasuruar sa ska ku të vej më, duke garantuar jetën e brezave të ardshëm, përballë një shoqërie e cila për fat të keq punon sot për sot, të haj sot, të edukohet sot, e të kaloj shpenzimet e hallet e ditëve me ato cfarë ju gjendet, e kur shkon më pas situata tek shëndeti, është cështje e cila ‘ngec’ pak gjatë.
Si mund të propagandosh sot për mos përdorimin e maskës, ruajtjes së jetës përballë një virusi i cili po infekton në vendin tonë qindra njerëz përditë. Po shënon dhjetra viktima, e po mban nëpër dyertë e spitaleve mijëra familje… Si i bëhet?
Si keni moral e i thoni një populli i cili dëgjon e sheh nga ju, që mbase kjo mund të jetë e vërtetë, se lufta për përdorimin e maskave është luftë e kot?
Si keni fytyrë e dinjitet kur përballë bluzave të bardha sërish flisni në të njëjtën gjuhë? Mendoni se nëse kjo gjë s’do të ishte e nevojshme mjekët do bëni të kundërtën?
Mendoni se mjekët e kanë kënaqësi kur mbajnë në fytyrë maskë, e në duar doreza?
Po atëherë, kur sipas propagandës suaj qenka e gabuar, vilat e apartamentet tuaja luksoze, ato të cilat nuk dihen si kanë mbirë këto njëzet e ca vite, poi dizinfektoni me shërbime private?
Përse e bëni këtë?
Përse tek tuk nëpër dyert e makinave luksoze të cilat pa diskutim lëvizin me shoferë, mbani dizinfektant për duart, madje shoferët tuaj janë të pajisur me maska. Po kjo pse ndodh?
Ndaj, fatin e popullit lëreni ta shkruajnë vetë, e jo të ndikohen prej jush, ku të bardhën e shihni të zezë, e të zezën të bardhë.
Bëhuni një kur bëhet fjalë për shëndetin e të gjithëve prej nesh, për timin të parin, tëndin, familjeve tona, shoqërisë sonë e të gjithë kombit në tërësi.
Zhurma për politik ka të tjera dukuri, ka të tjera fenomene, e ka tjetër ngjyrim. Nuk është kjo koha, e pa diskutim nuk është ky as momenti.