Është përfolur shumë për mbylljen e shkollave, si shkak i pandemisë Covid19. Kjo referuar dhe numrit të shumtë të rasteve ditët e fundit.
Por a do të ketë një mbyllje të shkollave?
Nga një lajm i publikuar në portalin Tiranapost, thuhet se shkollat do të jenë të fundit që do të mbyllen në ditët më të këqija.
“Deri më tani nuk kemi asnjë problematikë me shkollat dhe se nxënësit në shkolla janë prioritet i kryeministrit. Fëmijët në shtëpi janë hapi i fundit në ditën më të keqe. Do të bëhet gjithçka për të mos mbyllur shkollat dhe në përgjithësi për të mos u mbyllur. Ndaj për këtë ju themi çdo ditë përdorni maskat dhe respektoni protokollet. E njëjta do të jetë edhe me restorantet, përveç klubeve të natës që janë të mbyllura me ligj”.Shkruan Tirana Post në lidhje me informacionin e marrë nga Minsitria e Shëndetësisë.