Nga Marjon Gorica
Një gjuhë e madhe urrejtje qarkullon nëpër rrjetet sociale, si të jetë kjo një ngjarje në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.Po e tillë është!
E tillë është gjuha që po përdor një pakicë e shoqërisë sonë, e cila për fat të keq është pjesë e një propagande banale në dëmë të gjithë secilit prej nesh.
Mos të rëntë të provosh virusin i cili aktualisht ka marrë qindra e mijëra jetë njerëzish.
Mos të rëntë halli të provosh stresin që kalohet në këtë kohë, por të jesh i bindur që nëse do e provosh, ta garantoj që ti ‘i forti’ pa maskë do vraposh për të blerë i pari maskën.
Nëse nuk do të ishte e nevojshme , jam i bindur që as mjekët nuk do ta mbanin nëpër korridoret apo oborret e spitaleve, apo kur shkojnë të kurojnë pacientët e tyre e në banesa. Jam i bindur që as farmacistët të cilët përvec mbrojtjes prej xhami që kanë tashmë nëpër farmacitë e tyre, nuk do ta mbanin maskën. Ashtu sic s’do ta mbanin dhe fizioterapistët, dentistët apo cdo lloj tjetër profesioni që lidhet me mjekësinë.
Jam po aq i bindur, që dhe bota nuk është kaq e prapambetur sa thoni ju për përdoruesit e maskave.
Nuk mendoj se Amerika, Gjermania, Franca, Italia, Greqi, apo shtete të tjera janë po të tillë, ashtu sic ju cilësoni përdoruesit në masë të maskës.
Teksa të duhet të qëndrosh në një stacion autobusi, apo në një kryqëzim për të kaluar tek vizat e bardha, apo teksa mban rradhën për të hyrë në një institucion publik a privat qoftë ai, nga pas teje ke disa persona të cilët përvec papërgjegjshmërisë që kanë, teksa të afrohen pa maskë, duke tështirë a duke qeshur, duke ngrënë cëmcakëz apo ndonjë gjë tjetër, mund të përllogaritësh sa i prirur mund të jesh për tu infektuar, nëse një nga ata personat pa përdorim maske të jetë me Sars Cov-2?
Duke mbrojtur veten, mbrojmë dhe të tjerët! Të garantojmë më të mirën për gjithësecilin prej nesh, si një betejë që tashmë na takon të gjithëve. Po aq sa të gjithë ata që propagandojnë kundër përdorimit të maskës, janë pikërisht ata të parët që këmbëngulin të kryejnë tamponin, kur shohin që në shëndetin e tyre dicka nuk shkon mirë.
Përdorimi i maskës, ruajtja e distancën, e një higjenë e mirë janë në favor të gjithë secilit prej nesh, e jo të politikës!
Bëhuni një kur bëhet fjalë për shëndetin e të gjithëve prej nesh, për timin të parin, tëndin, familjeve tona, shoqërisë sonë e të gjithë kombit në tërësi.
Zhurma për politik ka të tjera dukuri, ka të tjera fenomene, e ka tjetër ngjyrim. Nuk është kjo koha, e pa diskutim nuk është ky as momenti.
Bëje për veten, bëje për shoqërinë!