E martë, 24 Nëntor, 2020

Serologjiku dhe testi RT-PCR, ku po gabojnë shqiptarët? Zgjedhin më të lirën…

Duhet të lexoni

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Marjon Gorica-Ky është një shkrim i referuar nga specialistë të fushës.

Në një kohë kur është rritur numri i testimeve në lidhje me pandeminë Covid19, shumica e qytetarëve zgjedhin rrugë ‘alternative’ sipas tyre për të zbuluar nëse janë të prekur nga virusi apo jo.

Por çfarë po ndodh sot në shoqërinë tonë?

Ndonëse të pa informuar mirë, ata po bien preh e një situate aspak të këndshme, duke rrezikuar kështu një shoqëri të tërë.
Për shkak të fluksit, apo menaxhimit, Instituti i Shëndetit Publik është duke vonuar përgjigjen për tamponët diku në 5 ditë, madje ka raste dhe më tepër, ndërkohë që në klinikat private këto përgjigje merren brenda pak orësh, ku maksimumi vete 24h, por ka një kosto të lartë për shoqërinë tonë, pasi variojnë nga 110 mijë lekë të vjetra deri në 150 mijë lekë të vjetra. E përsa kohë kemi një shifër të tillë, kosto është e pa përballueshme për shumicën e familjeve shqiptare, duke zgjedhur kështu mënyrat alternative, por sipas tyre, pasi kjo që po përmendim nuk është aspak një mënyrë alternative, por është rruga më e gabuar që po zgjedhim.

Shumë kush mendon se po të kesh anti trupa aktiv në testin serologjik, mund të jete duke kaluar pandeminë, e nëse nuk ka të tillë, atëherë është negativ. Ky është gabimi, pasi testi serologjik nuk të vërteton pasjen aktuale apo jo të infeksionit në trup.

Referuar kësaj teme, më është dashur të kontaktoj disa mjekë të cilët i kam pyetur në lidhje me këtë fenomen që po praktikon një pakicë e shoqërisë sonë, por duke orientuar dhe të tjerë në këtë rrugë.

Sipas mjekëve kjo është dicka e gabuar, pasi testi serologjik vërteton se nëse në gjak ka anti trupa kundër virusit e këto anti trupa krijohen nëse e ke kaluar virusin.

Ndërsa tamponi RT-PCR,  vërteton nëse në momentin aktual ke ose jo prani të virusit në trup.

Pra, është e thjeshtë dhe e qartë, testi serologjik tregon cfarë ka ndodhur në trupin tënd, nëse je prekur apo jo nga virusi më parë, ndërsa për të vërtetuar nëse e ke apo jo e tregon vetëm tamponi.

Gjithashtu dhe mënyrë e ndryshme e si kryhen të dy testet tregon diferencën ndërmjet njëri tjetrit.

Ndaj është mirë të ndjekim këshillat e mjekëve dhe specialistëve të fushës, e mos të orientohemi në bazë të vlerës monetare e me variantet tona shoqërore që qarkullojnë nëpër tryeza kafenesh apo rrjete sociale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në detaje, e jo të shprehem...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të vendit për ta luftuar virusin...

Dita ndërkombëtare e fëmijëve jetim. Bushati: Prioritet i Qeverisë shqiptare

Ne kuader te dites nderkombetare te femijeve jetim, kryetari i PS Tiranes, Ervin Bushati, zhvilloi nje vizite ne qendren komunitare “Gonxhe Bojaxhi”. Nen nje atmosfere...

Koço Devole… Të tillë autorë të humorit, gjithnjë janë të rrallë.

Mësova me dhimbje lajmin e vdekjes së aktorit e autorit të humorit shqiptar, Koço Devoles, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në...

Më shumë artikuj të ngjajshëm