E enjte, 26 Nëntor, 2020

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Duhet të lexoni

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar me forcë dita ditës pas dy goditjeve të mëdha, që askush tjetër nuk mund t’i përballonte.

Fjala e plotë e Ramës:

Janë dy goditje që sot mund ta them me plot gojën se askusht tjetër nuk do të kishte mundur dot t’iu rezistonte sikundër ne po i rezistojmë, me forcë, me durim dhe me sukses ditë pas dite. Covidi mund ta kishuite përmbysur gjithçka, mund të kishte detyruar Shqipërinë dhe ne të futeshim në një gjendje mbijetese të përditshme, duke lënë mënjanë të gjithë planet e duke harruar se ka të nesërme.

Ata që janë në stolin e rezervave dhe duan të kthehen në drejtimin e vendit, insistojnë me këmbënguljen e atij që nuk sheh dot përtej hundës së vet, se ne duhet t’i shpenzojmë të gjitha për të përditshmen, në emër të lloj-lloj teorive dhe ekspertëve, si ai që u shfaq dje. U prezantua para popullit nga vetë ai që pretendon të jetë kryeministri i vendit, në fakt ishte një infermier. Me gjithë respektin, një infermier nuk mund të promovohet si ekspertë dhe të japë mend për një situatë si kjo e Covidit, ku sic shohim i janë marrë mendt shteteve më të zhvilluara të botës.

Monika Kryemadhi bën thirrje për të shkuar në kisha e xhamia e bën thirrje për të mos bësuar te ky virus që sipas saj nuk ekziston. Nga ana tjetër kryetari i opozitës, cdo ditë është i fiksuar se ne nuk duhet të paguajmë për të përpunuar mbejtete e Tiranës, por ta lëmë Tiranën të mbytet nga plehrat. Ju thotë përditë shqiptarëve se ne po japim para nga buxheti për një mafie të inceneratorëve. Por jo. Ndërkohë që ne po kurojmë plagën e 26 nëntorit, me shumë durim dhe punë, ndërkohë po përballemi me këtë armik të padukshëm duke mos i lënë gjë mangut njerëzve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor.

Sipas tij po harxhojmë para kot, që sipas tij duhen shpërndarë e shpërndarë derisa të mbetemi në të njëjtën gropë ku e çoi vendin partia e tij. Dy herë.

Ne do të përballemi në front edhe me sfidën e rindërtimit dhe do ta fitojmë këtë sfidë. Për të gjithë ata që presin të futen në shtëpi. Ndërkohë që kanë filluar pak nga pak të parët të futen nëpër shtëpia. Edhe për fëmijët që presin të futen nëpër shkolla, që as në ëndërr nuk i kanë parë prindërit e tyre. Do të përballemi edhe me armikun e padukshëm. Do të përballemi edhe me të ardhmen. Me të ardhmen për të cilën mendojmë edhe kur rindërtojmë. Se nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit nëpër kasolle apo apartamente si ato të traditës së banesave sociale. Si ato të këtyre që kanë vila në seri, sa pranë kodrës e sa pranë ujit.

Do të përballemi dhe me nevojën që ka Tirana, Durrësi, që kanë të gjitha zonat, për tu ndarë përfundimisht nga epoka e kodrave me plehrave. Sa del nga shtëpia, ka dekada e dekada që i ka plehrat pjesë të peisazhit. Do përballemi me nevojën për të zhvilluar më tej infreastrukturën. Ndërkohë që flasim, një kantier i madh inxhinierik po ndërtohet në hyrje të Tiranës. Ata morën nga leku shqiponjën dhe e vendosën pllakë atje në mes të sheshit. Për këta nuk ka lidhje fare as e bukura, as e pastërta, as e rregullta. Këta janë forca të papastërtisë dhe të rrëmujës. Për këta shëmtia është krenari. Por jo vetëm tek Shqiponja.

Edhe në unazën e Tiranës vazhdon puna intensivisht. Por jo vetëm brenda Tiranës, edhe jashtë saj vazhdon puna. Ne do hapim kantierin më të madh publik të ktij vendi, segmentin më të rëndësishëm të koridorit blu, Miliot-Fier. Do hapim dhe Milot-Muriqanin. Do hapim edhe aeroportin e Kukësit. Do finalizojmë garën për aeroportin e Vlorës. Dhe patjetër do hapim dhe aeropotin e Sarandës. Do cojmë deri në fund 55 kantiere për ujin e pijshëm në gjithë Shqipërinë.

Patjetër, që do ti cojmë përpara të gjitha këto punë sepse kush nuk ka punuar kurrë dhe është mësuar të flej gjumë si miku im Luli, dhe ti gjejë gjerat gati kur hapë sytë mes dy periudhave të përgjumjes, nuk e kupton dot se nëse ti ndalon punën dhe shpenzon gjithë paratë sot për sot, nesër jo vetëm të vdesin rrugëve njerëzit, por familje të tëra të panumërta vdesin nga papunësia.

Po kur thotë ndalojmë infeksionin. Bëj testime më shumë thotë të ndalosh infeksionin. Po mirë pse nuk e ndalon Franca. Pse nuk e ndalon askush tjetër infeksionin që bën më shumë testime.

I them të gjitha këto se situata është jashtëzakonisht e ngatërruar, ama në këtë situatë qeveria është e qartë, e durueshme dhe di se çfarë bën. Në mbyllje dua tju them njerëzve se i mirëkuptoj në padurimin e tyre, sidomos ata që presin të futen në shtëpi. Këtë e kam për ata që flasin e flasin e ankohen për vonesa. Cilat vonesa. Nga 26 nëtorit i vitit të kaluar nuk janë bërë akoma 1 vit. Gjithcka që shikoni nga shtëpitë, shkollat, kopshtet, janë nga lekët e këtij shteti. Kokërr më kokërr. Nuk kemi marrë asnjë lek nga konferenca e donatorëve sepse nuk kanë ardhur akoma. Ato fonde administrohen nga vetë vendet. BE të vetat, Gjermania të vetat, Franca të vetat.

Edhe në Kombinat është një lagje e re, është një lagje e re atje. Ajo lagja e vjetër që mezi qëndronte në këmbë do të fshihet nga faqa e dheut dhe do të ndërtohet një lagje e re moderne.

Ata që kanë humbur shtëpitë do ti marrin më të forta dhe më të mëdha falas. Ata që do vijnë t’i blejnë më tutje, do vijnë ti blejnë dhe pronare do jetë bashkia. Do vazhdojmë në këtë rrugë. Më mjafton episodi i djeshëm me balonën tabake që u shfaq te dera e “Sami Frashërit” dhe tha këtu s’ka gjë. Edhe Monika nga ana tjetër u shfaq te xhamia e saj imagjinare dhe tha këtu s’ ka gjë. Gjimnazi Sami Frashëri do jetë më i madh seç ka qenë dhe do të jetë pikë referimi. Shumë shpejt do të filloj dhe Teatri Kombëtar, në atë truall. Siç ndodh me punët tona, kur ato të mbyllen do të flasin vet. Por derisa ato të mbyllen, do duhet të flasim ne se lehjet janë në rritje të vazhdueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Nismat e ligjvënësit në lidhje me kompetencat e Presidentit nuk “vrasin” Metën po Presidencën.

Nga Fejzo Subashi Opinioni publik tashmë është njohur dhe bërë më dije, nëlidhje me nismën e një grupi deputetësh, për...

Turqia si shpresë/ Mes përkthyesve dhe një ekipi të huaj në punë 24 orë!

Nga Marjon Gorica Pa diskutim që si një gazetar do të më duhet të bëj punën time e cilësuar në detaje, e jo të shprehem...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të vendit për ta luftuar virusin...

Dita ndërkombëtare e fëmijëve jetim. Bushati: Prioritet i Qeverisë shqiptare

Ne kuader te dites nderkombetare te femijeve jetim, kryetari i PS Tiranes, Ervin Bushati, zhvilloi nje vizite ne qendren komunitare “Gonxhe Bojaxhi”. Nen nje atmosfere...

Koço Devole… Të tillë autorë të humorit, gjithnjë janë të rrallë.

Mësova me dhimbje lajmin e vdekjes së aktorit e autorit të humorit shqiptar, Koço Devoles, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në...

Më shumë artikuj të ngjajshëm